Bie treguesi i ndjesisë ekonomike
17/01/2012 Banka e Shqipërisë publikon vrojtimin e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve
Keqësohen shërbimet dhe ndërtimit. Vijon mungesa e lejeve, korrupsioni dhe informaliteti
Përkeqësohet besimi i bizneseve për ecurinë e ekonomisë në fund të vitit që lamë pas. Banka e Shqipërisë publikoi dje vrojtimin e bizneseve dhe konsumatorëve, sipas të cilit, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 7.9 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2011, duke arritur nivelin 83.5. Sipas analizës së ekspertëve të BSH-së, keqësimi i këtij treguesi është ndikuar nga ulja e besimit në sektorët e ndërtimit dhe shërbimeve. Por ky ndikim është zbutur për shkak të rritjes së besimit konsumator në këtë periudhë, duke kontribuuar pozitivisht në vlerësimin përfundimtar. Rënia gjithsesi anuloi rritjen e vënë re në tremujorin e dytë dhe të tretë, duke e çuar nivelin e treguesit 16.5 pikë përqindjeje poshtë mesatares së tij afatgjatë.
Sektori i industrisë
Treguesi i besimit në industri shënoi një rritje të vogël prej 0.8 pikë përqindjeje, në tremujorin e katërt të vitit 2011. Sipas analizës së BSH-së, rritja u ndikua kryesisht nga një kthesë pozitive e vlerësimeve të bizneseve të industrisë për situatën e tyre të punësimit, balanca e të cilit ra ndjeshëm tremujorin e kaluar. Gjithsesi, vlerësimi i bizneseve të këtij sektori për ecurinë e ekonomisë në total dhe gjendjen e përgjithshme të bizneseve të tyre u përkeqësua në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2011. Më shumë doza pesimizmi ka në lidhje me situatën e përgjithshme të ekonomisë se sa për gjendjen e tyre të biznesit. Bizneset e këtij sektori nuk shohin rritje të kërkesës për produkte industriale gjatë tremujorit të katërt të vitit 2011, duke bërë që ecuria historike e kësaj balance të ketë vetëm një rikuperim të vogël në tremujorin e tretë dhe të katërt. Rënia e kërkesës së huaj sipas tyre nuk ka ardhur në rënie për produktet industriale, shoqëruar me rënie të çmimeve. Kjo ka sjellë edhe përkeqësim të gjendjes financiare të bizneseve të industrisë. Për rreth 83 % të bizneseve të sektorit të industrisë, kapacitetet e tyre prodhuese janë të mjaftueshme, duke konsideruar kërkesën aktuale dhe pritjet për porositë. Rreth 25% e bizneseve mendojnë se do të kryenin investime, gjatë gjashtëmujorit të fundit të 2011, në krahasim me 21% në gjashtëmujorin e parë të vitit. Pritjet e sektorit të industrisë për tremujorin e parë të vitit 2012 tregojnë për një rritje të vogël të prodhimit industrial, të mbështetur nga rritja e kërkesës për eksporte. Pritjet e bizneseve të industrisë janë pesimiste sa i përket rritjes së kërkesës së brendshme, gjendjes së tyre të përgjithshme të biznesit si dhe mundësisë së punësimit, në tremujorin e parë të vitit 2012.
Sektori i ndërtimit
Treguesi i besimit në ndërtim ra me rreth 7.2 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2011, duke vijuar prirjen e përkeqësimit të vazhdueshëm dhe vlerën më të ulët historike, prej -26.2%. Bizneset në ndërtim vlerësojnë negativisht kërkesën dhe situatën e prodhimit, si dhe situatën e punësimit. Bizneset ndërtuese ulën vlerësimin për ekonominë në përgjithësi dhe gjendjen e përgjithshme të biznesit të tyre. Rënia është shkaktuar nga faktorë si mungesa e lejeve të ndërtimit, korrupsioni dhe ekonomia informale. Rreth 78.4% e bizneseve shprehen se niveli aktual i shfrytëzimit të kapaciteteve është i mjaftueshëm, duke konsideruar nivelin e kërkesës, kontratat dhe porositë për 12 muajt e ardhshëm. Ndërkohë, për rreth 21.6% të bizneseve në këtë sektor, ky nivel nuk është i mjaftueshëm. Faktorë kryesorë që pengojnë shfrytëzimin e kapaciteteve në ndërtim, për këto biznese janë pamjaftueshmëria e kërkesës dhe kufizimet financiare. Sa i përket kufizimeve financiare, bizneset pjesëmarrëse në vrojtimin e fundvitit gjykojnë se do t’i përballojnë ato kryesisht nëpërmjet kredisë bankare dhe parapagimit të porosive. Rreth 82.2% e bizneset në këtë sektor nuk kanë kryer investime të reja në gjashtëmujorin e fundit. Rreth 71% e bizneseve kanë investuar në pajisje teknologjike. Pritjet për aspekte të ndryshme të biznesit si prodhimi, kërkesa dhe punësimi në tremujorin e parë të vitit 2012 janë negative. Rreth 85.4% e bizneseve ndërtuese nuk parashikojnë investime të reja në gjashtëmujorin e ardhshëm.
Sektori i shërbimeve
Treguesi i besimit në shërbime ra ndjeshëm me 10.4 pikë përqindjeje duke kapur nivelin më të ulët. Keqësimi është shkaktuar nga rënia e vlerësimeve të bizneseve për të tre komponentët përbërës të tij, gjendjen e përgjithshme e biznesit, punësimi dhe gjendja financiare. Në lidhje me kërkesën në këtë sektor, ka vijuar akoma më e theksuar rënia në tremujorin e katërt të vitit 2011. Rënia e kërkesës dhe e çmimeve keqësuan gjendjen financiare të bizneseve. 91.4 për qind e bizneseve mendojnë se niveli aktual i shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre është i mjaftueshëm, duke konsideruar nivelin aktual të kërkesës dhe porositë në të ardhmen. Investimet e reja gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2011 dhe planet për investime të mundshme janë në nivele shumë të ulëta. Pritjet janë pesimiste për tremujorin e parë të vitit 2012. Kështu, bizneset presin ulje të kërkesës për shërbime dhe keqësim të gjendjes së tyre të përgjithshme të biznesit.
Besimi i konsumatorëve
Treguesi i besimit të konsumatorëve vijoi të rritet në tremujorin e katërt të vitit 2011, për të tretin tremujor radhazi. Përmirësimi u ndikua si rezultat i balancës mbi blerjet në shuma të mëdha. Gjithashtu përmirësimi i situatës së kursimeve dhe pritjet për situatën e ardhshme ekonomike, ndikuan pozitivisht në rritjen e TBK-së. Nga ana tjetër, balanca e pritjeve mbi situatën financiare të familjeve në tremujorin e ardhshëm, shënoi një rënie të lehtë. Gjithsesi, vlerësimi i konsumatorëve për situatën financiare të familjeve të tyre dhe situatën e përgjithshme ekonomike në vend ra ndjeshëm. Kostoja mesatare e jetesës në tremujorin e katërt të vitit 2011 vlerësohet të jetë rritur. Konsumatorët presin rritje të çmimeve në tremujorin e parë të vitit 2012 dhe gjatë 12 muajve në vijim, por edhe rritje të nivelit të papunësisë.