Amnistia fiskale, Komisioni e shtyn deri në 31 mars

Shtyhet afati për ligjin e faljes deri më 31 mars 2012. Akti normative kaloi në komisionin e ekonomisë dhe të financave vetëm me votat e mazhorancës.
Sipas zv.ministrit të Financave Alfred Rrushaj shtyrja e afatit vetëm për rivlerësimin e pasurive erdhi si rezultat i një fluksi shumë të lartë të qytetarëve gjatë muajit dhjetor.
Opozita e kundërshtoi shtyrjen e afatit për ligjin e faljes me arsyetimin se një process i tillë nuk mund të zgjasë pafundësisht.
Biznesi kërkoi një shtyrje të afatit të ligjit të faljes të paktën me gjashtë muaj nga 3 që u miratua në komision . Ndërkohë që afati i fundit për këtë proces ka qenë 31 dhjetori i 2011.