Berisha i kërkon Kuvendit shkarkimin e nenkryetarit te KLD. Spahiu: Po shkelet ndarja e pushteteve
17/01/2012 Përgatitet nisma për hetimin parlamentar, kërkesa edhe në Kushtetuese
Partia Demokratike do t’i kërkojë Kuvendit shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Nisma më e fundit nga kampi blu, e cila do të shoqërohet me kërkesën për hetimin parlamentar të numrit dy të KLD-së, u njoftua nga kryetari i kësaj partie, njëkohësisht kryeministër i vendit, Sali Berisha. Gjati mbledhjes së grupit parlamentar kreu i ekzekutivit e argumentoi kërkesën e grupit mbi veprimtarinë e Spahiut në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve të vendi. “E vërteta është se kjo parti e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është parti direkt e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit i ka lejuar vetes që institucionet që i janë besuar në përputhje me Kushtetutën, institucione këto jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët, të përdoren në mënyrën më të papërgjegjshme për interesa strikte partiake, por do të thosha duke dhunuar rëndë këto dy institucione”, - e nisi fjalën e tij për këtë çështje kreu i qeverisë. Numri një i qeverisë shqiptare parashikon pamundësinë e shkarkimit të Spahiut, por gjithsesi premton se mazhoranca do t’i shkojë deri në fund nismës së saj. “Ka pasur prej atyre që kanë deklaruar se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk do t’ia heqë mandatin këtij aventurieri dhe sharlatani. Mundet, sepse ai këtë aktivitet e ka të bashkërenduar me kryetarin, por ne bëjmë detyrën tonë. Ne i themi atij se nuk përfaqëson këtë parlament, përfaqëson zotin Topi dhe përfaqësoni njëri-tjetrin. Kjo është zgjedhja juaj. Por nuk e përfaqëson parlamentin shqiptar një sharlatan, që, pasi ka vendosur standardet më të papranueshme në funksionimin e atij institucioni, e merr dhe e kthen atë në një forcë politike. Kjo është gjë shumë e rëndë”, - tha Berisha. Ai ironizoi me përpjekjet e kreut të PS-së për të fituar zgjedhjet e 2013-s, ndërsa numrin dy të KLD-së e quajti një liliput. “Njerëzit e qytetëruar nuk e lejojnë kurrë që dy institucionet më të depolitizuara të vendit të shndërrohen në partiçka sepse kështu do Edi Rama apo se Edi Rama është 100 për qind i sigurt që këto zgjedhje nuk i fiton dot dhe thotë se duke kënduar himnin e Kreshnikut do ta dëgjojnë dhe më shumë. Në fakt, emrin e ka ‘Kreshnik’, por realisht është një liliput i pavlerë fare”, - vijoi Kryeministri. Kreshnik Spahiu është zgjedhur si anëtar i KLD-së nga Kuvendi i Shqipërisë më 19 korrik të vitit 2007. Rrjedhimisht atij i mbaron mandati në korrik të këtij viti, atij dhe Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Për këtë të fundit kreu i qeverisë u tregua më i matur. “Nuk ndërmerret asgjë ndaj institucionit tjetër. Institucioni tjetër do të vazhdojë formimin e partisë së tij deri datën e caktuar - më 22 korrik. Bëri mirë që e mori mesazhin. Pasi iu tha se nuk do të kandidohet, deklaroi se nuk do të kandidojë. Unë e vlerësova këtë. Mirë nuk janë këto, janë gjëra që mund të shmangeshin. Çdo njeri mund të krijonte parti, por ato janë dy institucione të respektuara, të rëndësishme. Institucioni i Presidentit është një post shumë i rëndësishëm. Por këto ndodhin në demokraci, janë normale”, - deklaroi ai.
Zgjedhja e presidentit
Pas deklaratave të shumë përfaqësuesve ndërkombëtarë në vendin tonë dhe jo vetëm, sipas të cilave zgjedhja e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë duhet të jetë konsensual, kryeministri Berisha ka garantuar për të disatën herë se për këtë proces mazhoranca qeverisëse do të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë. “Respekti im për mendimin ndryshe është shumë i madh, nga kushdo që vjen, aq më tepër kur ky ndonjëherë vjen edhe nga ambasadorët, të cilët në tërësi kanë interes pozitiv. Dhe nuk ka njeri këtu që të jetë më i ndjeshëm dhe me fleksibël ndaj mendimit të përfaqësuesve të vendeve tona mike e partnere, por çdo gjë ka një hierarki dhe për mua Kushtetua është absolute”, - tha Kryeministri.
Shkarkimi i Spahiut
Kërkesa për shkarkimin e anëtarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë i paraqitet Kryetarit të Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetëve. Është Komision i Ligjeve që më pas ndjek procedurat që nga ngritja e komisionit hetimor me kërkesën e 35 deputetëve e deri në votimin e raportit të komisionit hetimor. Me kërkesë të anëtarit të organit kushtetues për të cilin kërkohet shkarkimi, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Që anëtari i KLD-së të shkarkohet, kërkesa duhet të marrë dy të tretat e votave të deputetëve, ose 94 vota. Vendimi i Kuvendit për miratimin e raportit të shkarkimit të anëtarit të organit kushtetues i dërgohet brenda 5 ditëve, sipas rastit, Gjykatës Kushtetuese ose Presidentit të Republikës.
Zhgënjimi i Kryeministrit
Kreu i qeverisë është shprehur i zhgënjyer për sjelljen e Presidentit të Republikës dhe zëvendësit të tij, që sipas tij po përdorin institucione të depolitizuara për veprimtari politike. Pavarësisht kësaj, Berisha shprehet se kjo sjellje do të marrë fund shumë shpejt. “Por, të dashur deputetë dhe deputete, kjo nuk është diçka katastrofale, sepse ai ikën, ai nuk ka të ardhme. Sepse ata që veprojnë në këtë mënyrë dhe që veprojnë ndaj institucioneve të një vendi të lirë ditën për diell, duke çuditur çdo shqiptar dhe çdo mik të Shqipërisë, kthehen aty ku kanë qenë, në skutat e errësirës primitive që meritojnë. Se njerëzit e qytetëruar nuk ia lejojnë vetes kurrë që dy institucionet më të depolitizuara të vendit të shndërrohen në partiçka”, - tha ai.
Shkarkimi i Kreshnik Spahiut
Kuvendit të Shqipërisë i është dorëzuar një kërkesë nga 20 deputetë të PD-së, që kërkojnë ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin dhe shkarkimin e Kreshnik Spahiut si nënkryetar i KLD-së. Në mbyllje të seancës së djeshme Topalli njoftoi deputetët duke thënë se “në Kuvend ka ardhur një kërkesë nga grupi parlamentar i PD-së, ku kërkohet ngritja e komisionit parlamentar për hetimin dhe shkarkimin e Kreshnik Spahiut në krye të KLD-së”.
Reagimi i nënkryetarit të KLD-së
Spahiu: Pushka top le të bëhet, kryeministër, por s’më shkarkon dot
Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zoti Kreshnik Spahiu, ka reaguar kundër deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të pavend dhe antikushtetues kërkesën e deputeteve të djathtë për shkarkimin e tij nga detyra e zëvendëskryetarit të KLD-së. “Prej më shumë se katër vjetësh unë kam duruar presione sa i përket detyrës sime, dhe kjo është e faktuar jo vetëm në arkivat e medies, por dhe “Wikileaks” foli qartë për kërcënimet që unë kam marrë për shkak të qëndrimeve të mia të hapura ndaj çështjeve të rëndësishme në drejtësinë shqiptare”, - tha Spahiu. Zëvendëskryetari i KLD-së rikujtoi me detaje aksionin e ish-ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj në vitin 2009, i cili ishte nismëtar i kërkesës për verifikimin e mandatit të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë pas deklaratave publike lidhur me çështjen “Gërdeci”. Gjithashtu zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u shpreh se deklarata e Kryeministrit vjen në një kohë kur të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga drejtësia dhe e gjitha bëhen për të devijuar vëmendjen e publikut. “Pikërisht sot, kur shqiptarët dhe mbarë opinioni publik i kanë sytë nga drejtësia, kryeministri i vendit sulmon qëllimisht sistemin e drejtësisë për të shpërqendruar vëmendjen, dhe këtë e bën duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, - tha Spahiu. “Pushka top le të bëhet, Kryeministër, por rruga nuk do të hapet. Drejtësia dhe institucionet e saj nuk do të hapin krahun si rrjedhojë e asnjë forme presioni, qoftë ky mediatik, i drejtpërdrejtë apo institucional”, - deklaroi Spahiu si përgjigje të kërkesës për shkarkimin e tij. “Viti 2012 është cilësuar si fundi i botës në mënyrë artistike, nuk do të jetë në të vërtetë fundi i botës, por unë di të them se 2012-a do të jetë fundi i kësaj politike kërcënuese ndaj institucioneve, i kësaj politike që nuk respekton ligjet e vendit, i kësaj politike që shkel me katër këmbë ligjin themeltarë të vendit - Kushtetutën”, - vijoi Spahiu. Më tej zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e lidhi sulmin e ndaj detyrës dhe funksionit të tij me qëndrimet publike që ai ka mbajtur në lidhje me disa shkelje të gjykatave të vendit sa i përket ndryshimit të kombësive. “Nuk mund të mos e lidh të gjithë këtë sulm me debatin që po ndjek shqiptarët prej më shumë se një viti. Unë kam qenë ai që publikisht kam deklaruar dhe kundërshtuar këto shkelje, gjë që ka sjellë reagimin e qarqeve antishqiptare, të cilat në fokus kanë pasur drejtësinë e vendit tonë, dhe nuk habitem që dhe pas sulmeve të fundit të qëndrojnë pikërisht këto qarqe. Unë asnjëherë gjatë gjithë viteve të ushtrimit të detyrës sime nuk e kam shkelur etiken e komunikimit, etiken profesionale dhe etikën publike. Ndaj shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje kryeministrit të vendit tim, kryeministrit të shqiptarëve, që të ruajë etiken e komunikimit me publikun, medien dhe institucionet kushtetuese të vendit tonë”, - përfundoi Spahiu.
Gjithashtu spahiu tha se kërkesa drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi ligji nuk përcakton konceptin e shkarkimit të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa mbarimi i mandatit të çdo anëtari të KLD-së deklarohet nga vetë Këshilli i Lartë i Drejtësisë.