E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie vetevrasja arrestohen dy persona per vrasje ne Peqin

Policia ka zyrtarizuar pisten e vrasjes se 53-vjecarit Ali Ibaj i cili u gjend i vdekur ne lokalin e tij duke hedhur poshte hipotezen e nje vetevrasjeje te mundshme qe kishte ngritur pas ngjarjes

Eumlshte zyrtarizuar versioni i vrasjes per vdekjen e 53-vjecarit Ali Ibaj i cili u gjet i vdekur ne ambientet e lokalit te tij ne Peqin. Fillimisht ne nje deklarim pas ngjarjes zedhenesja e Drejtorise se Policise se Qarkut te Elbasanit Valbona Begu ka konfirmuar se nga hetimet paraprake per zbardhjen e kesaj ngjarjeje dyshohet se Ali Ibaj mund te jete vetevrare me nje arme zjarri te llojit pistolete TT. Ndersa dje policia ka ndryshuar hipotezen e saj duke e cilesuar si nje vrasje. Te dyshuarit e kesaj vrasjeje jane Skender Sina 54 vjec dhe Kujtim Methasa 56 vjec te cilet fillimisht jane shoqeruar ne ambientet e policise si deshmitare okulare pasi ne momentin e ngjarjes ata ishin kliente ne lokalin e viktimes. Mesohet se policia me pas ka bere edhe zbardhjen e ngjarjes duke arrestuar edhe dy personat si te dyshuar per kryerjen e ketij krimi. Me heret ata jane ndaluar sipas grupit hetimor ata kishin prishur provat ne vendin e ngjarjes dhe se kane refuzuar te japin shpjegime para organit te hetimit per kete fakt.

Ngjarja

Rreth ores 1500 eshte degjuar ne lagjen Cezme prane stacionit hekurudhor te Peqinit nje krisme arme zjarri zhurme e cila ka ardhur nga brenda nje lokali. Pas sinjalizimit policia lokale u vu menjehere ne levizje ku uniformat blu te komisariatit te Peqinit mberriten ne vendin e ngjarjes. Kur kjo e fundit ka shkuar ne vendin e ngjarjes nga verifikimet paraprake eshte konstatuar se Ibaj kishte vdekur si pasoje e plageve te shkaktuara nga nje arme zjarri tip pistolete TT. Megjithate qe ne fillim ngjarja ka qene e mbuluar me mister pasi u tha se ishte nje vrasje por me vone ajo ra duke u mbeshtetur pista e vetevrasjes pasi dyshohej qe viktima te jete vetevrare ne kushtet e depresionit te thelle mendor. Kane qene te aferm te viktimes te cilet i kane kerkuar policise qe te vazhdoje qe te hetohet per zbardhjen e se vertetes pasi sipas tyre ekzistonin dyshime edhe per vrasje. Ne cilesine e deshmitareve okulare jane shoqeruar pastruesja e lokalit dhe dy personat qe deklaruan se ishin kliente ne lokal por qe me vone u jane vene prangat si autore te dyshuar per vrasjen e 53-vjecarit Ali Ibaj.

Hetimi

Dy autoret e dyshuar jane ndaluar pas marrjes ne pyetje pasi sipas grupit hetimor ata kane prishur provat ne vendin e ngjarjes dhe kane refuzuar te japin shpjegime para organit te hetimit. Skender Sina dhe Kujtim Methasa te cilet kur policia kishte shkuar ne vendngjarje kane deklaruar se ishin ne ambientet e lokalit ne momentin e ngjarjes ne deklarimet e tyre mbeshtetej pista e vetevrasjes. Burime nga policia shprehen se dy te dyshuarit jane therritur me teper per te sqaruar motivet e prishjes se provave por kundershtimi i tyre per te dhene shpjegime dhe kembengulja e familjareve te viktimes se kemi te bejme me nje vrasje te mundshme i ka shtyre efektivet e policise qe ti rikthehen hipotezes se ekzekutimit te Ibajt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›