Legalizimit 321 milione leke per pronaret

AKKP miraton 127 kerkesa. Perfitojne 400 pronare. Masa e shperblimit edhe ne fazen e dyte 21.89 per qind
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave miraton 127 kerkesa per kompensimin e pronareve trualli i te cileve eshte zene nga ndertimet pa leje tashme te legalizuara. Kreu i AKKP-se Elvis Cefa deklaroi dje se me miratimin e ketyre kerkesave jane plot 400 pronare te cilet fitojne te drejten e kompensimit ne kete raund te dyte nderkohe qe jane miratuar tashme edhe 133 kerkesa te tjera. Shuma qe do te perfitoje secili prej pronareve eshte me masen 21.89 per qind e totalit i cili perben vetem kestin e pare. Pasi cdo pronar do te marre kestin e pare do te nise me tej edhe faza tjeter per kestin e dyte te trete e me radhe deri ne kompensimin e plote.
Perfituesit
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane njofton se ka perfunduar raundi i dyte i procesit te shqyrtimit te kerkesave te subjekteve pasuria e te cileve eshte prekur nga ndertimet informale dhe qe perfitojne kestin e pare te kompensimit apo shperblimit ne masen prej 2189 per qind te shumes se miratuar me vendim te Keshillit te Ministrave - tha kreu i AKKP-se Elvis Cefa. Ai sqaroi se ky proces ashtu sikurse edhe raundi i pare eshte bazuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 383 date 19.5.2010 Per percaktimin e procedurave te shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme prone private qe preken nga ndertimet informale te ndryshuar dhe ne vendimet perkates te Keshillit te Ministrave ne te cilet eshte percaktuar masa e shperblimit per secilin pronar. Ne perfundim te ketij procesi jane miratuar 127 kerkesa per terheqjen e kompensimit/shpronesimit ne te gjithe vendin. Nga ky proces perfitojne nje numer prej rreth 400 pronaresh/bashkepronaresh ne shumen e pergjithshme prej 320 888 22385 leke - sqaron me tej kreu i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Vlerat perkatese per secilin perfitues do te jene disponibel ne llogarite bankare te depozituara ne AKKP duke filluar nga data 28 dhjetor 2010.
Cefa falenderoi te gjitha subjektet aplikuese dhe institucionet shteterore per bashkepunimin dhe mirekuptimin e shfaqur per permbylljen ne afat te procesit. Gjithashtu ai ftoi te gjithe subjektet e interesuara emrat e te cileve rezultojne ne listat perfituese te shpronesimit te miratuara me vendim te Keshillit te Ministrave te vijojne te paraqiten ne cdo kohe prane zyrave tona per dorezimin e kerkeses per terheqjen e vleres se kompensimit. Kjo eshte faza e dyte per kompensimin e pronareve trualli i te cileve eshte zene nga ndertimet pa leje te cilat kane fituar te drejten e legalizimit. Ne fazen e pare te ketij procesi u miratuan 133 kerkesa nga te cilat perfituan plot 900 pronare. Shuma e pergjithshme qe ata perfituan ishte 701 407 30385 leke. Faza e dyte e kompensimit te pronareve u be e mundur vetem pas ndryshimeve ne vendimin nr. 383 date 19.5.2010 te Keshillit te Ministrave Per percaktimin e procedurave te shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme prone private qe preken nga ndertimet informale te cilat hoqen kufizimet kohore per aplikim. Tashme pronaret trualli i te cileve eshte zene nga ndertimet pa leje mund te aplikojne ne cdo moment per te fituar demshperblimin. Numri ne total i individeve perfitues nga fondi per shpronesimet arrin ne 2075 ndersa ai i pasurive te paluajtshme qe preken nga procesi i legalizimeve eshte 345. Pas procesit te dorezimit te kerkesave ne muajin gusht nje numer i madh pronaresh nuk munden te aplikonin dot per shkak te kufizimeve kohore por tashme ndryshimet ne ligj hoqen cdo afat kufizues duke bere te mundur qe procesi te vijoje normalisht gjate gjithe kohes.