E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci replika me Berishen Nuk kerkuam rinumerim

Kryetari i deputeteve socialiste Gramoz Ruci u pergjigjet akuzave te Kryeministrit Sali Berisha duke theksuar se opozita asnjehere nuk ka hequr dore nga hetimi i materialeve zgjedhore. Ne nuk kemi kerkuar asnjehere rinumerim te votave kemi kerkuar vetem hetim per menyren si eshte bere numerimi nga organet zgjedhore - tha Ruci. Sipas tij mazhoranca permend rastin e kutive te Shkodres te hapura nga prokuroria ku nuk u gjeten shkelje por harron rastin e Ruzhdies ku sipas Rucit hetimi i prokurorise tregoi se mandati i nente i takonte Partise Socialiste. Kreu i ligjvenesve socialiste deklaroi me tej se te tria kartat e theksuara fort nga Berisha si antikomunist dhjetorit apo i pakorruptuar jane rrezuar. Ruci akuzoi Kryeministrin se po kundershton rezoluten evropiane sepse propozimi i socialisteve eshte teresisht ne perputhje me te. Sot shqiptaret e shohin qarte se ky njeri pavaresisht nga premtimet qe ben e di qe nuk fiton kurre prandaj kerkon qe e verteta te mos dale por edhe qe ne zgjedhjet e ardhshme te beje absolutisht te njejten gje - tha ai.

Ndersa njeri nga negociatoret socialiste Fatmir Xhafaj deklaroi qe ne fillim te seances se negociatat e zhvilluara mes dy paleve pas seances se dates 23 dhjetor nuk paten rezultat. Xhafaj tha se PS hoqi dore nga fletet e votimit por nuk heq dore nga kutite e materialeve zgjedhore. Perfaqesuesi i PS-se tha se megjithese opozita levizi ne kerkesat e saj mazhoranca refuzoi hapjen e kutive te materialeve zgjedhore dhe po keshtu refuzoi edhe shumicen e opozites ne komisionin hetimor parlamentar cka sipas Xhafajt ishte kerkuar edhe nga partneret evropiane. Si ne mendon edhe ODIHR-i qe ka gjykuar se ne 1/3 e vendeve te numerimit eshte numeruar keq. Ne hoqem dore nga fletet e votimit ku palet ndanin qendrime te ndryshme por qendrimi yne ka qene konstruktiv - kembenguli Xhafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›