E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat zyrtare qeveria Dite pushimi datat 3 dhe 4 janar

Qeveria neser shqyrton shton ne kalendarin e pushimeve dy dite te tjera per administraten civile. Te gjitha nderhyrjet e qeverise ne Festat zyrtare dhe datat perkujtimore

Keshilli i Ministrave po shqyrton mundesine e kthimit ne festa zyrtare edhe te datave 3 dhe 4 janar. Burime prane qeverise bejne te ditur se ne mbledhjen e radhes se dites se merkure do te diskutohet mundesia e miratimit te vendimit te ri ate te shtimit ne kalendarin e festave zyrtare edhe te dy datave te reja. Konkretisht pas 1 dhe 2 janarit mendohet te vendosen si dite pushimi edhe datat 3 dhe 4 janar. Burimet sqarojne se ky vendim pritet te merret pikerisht ne mbledhjen me te fundit te Keshillit te Ministrave per te hyre ne fuqi pikerisht ne fillim te vitit 2011 cka do te thote se zyrtaret dhe punonjesit e administrates publike per here te pare kane mundesine te pushojne me gjate tashme jo dy dite por plot 4 dite.

Festat hiqet pushimi te henave kompensohet puna

Nderhyrja e fundit qe qeveria Berisha beri ne ligjin per Festat zyrtare dhe datat perkujtimore eshte ajo e muajit shkurt te ketij viti kur u vendos qe data 8 dhjetor Dita e Rinise te shpallej feste zyrtare pra dite pushimi. Pak me heret dhe nje vit me pare Keshilli i Ministrave ne muajin dhjetor te vitit te kaluar ndermori nje tjeter vendim. Konkretisht Nese festa zyrtare bie ne ditet e pushimit javor e hena eshte dite pune dhe paguhet me nje shtese page prej 25 per qind. Ky eshte vendimi i qeverise per Per kohezgjatjen e punes dhe te pushimit ne institucionet shteterore ne baze te te cilit u bene disa ndryshime ne kreun Puna ne ditet e festave zyrtare dhe pushimit javor.

Sipas vendimit Kur festa zyrtare bie ne ditet e punes dhe me vendim te Keshillit te Ministrave ose ne kontraten kolektive eshte vendosur te punohet puna e kryer diten e festes zyrtare kompensohet me nje shtese page jo me pak se 25 per qind ose me nje pushim te barabarte me kohezgjatjen e dites se punes se kryer plus nje pushim shtese jo me pak se 25 per qind te kohezgjatjes se kesaj pune qe merret nje jave para ose pas kryerjes se saj. Para ketij ndryshimi nese festat binin ne ditet e pushimit javor pushimi vazhdonte edhe ditet pasardhese.

Ndryshimi ne 2006-n 29 Nentori pushim por pa festime

Ndersa ne vitin 2006 Keshilli i Ministrave percaktoi permes nje vendimi ditet e festave ato perkujtimore dhe ditet e shenuara ne vendin tone. Vendimi i cili mban firmen e Kryeministrit Sali Berisha percakton ceremonialin zyrtar te festave te shqiptareve. Keto festa zyrtare si per shembull 28 Nentori Dita e Pavaresise sipas ligjit jane dite pushimi per te gjithe. Nderkohe qe edhe 29 Nentori eshte perfshire ne ceremonial si feste zyrtare e per pasoje si dite pushimi por qe jo detyrimisht do te jete pjese e organizimit ceremonial te qeverise. Ne kete rast data 29 nentor e festuar nga regjimi komunist dhe ai socialist si dita e clirimit te vendit nga qeveria e PD-se u la thjesht si nje dite pushimi dhe si objekt i hapur per tu festuar nga kushdo.

Festat fetare pa data percaktues kalendari henor

Per sa u perket festave zyrtare me karakter fetar si per shembull Bajrami i Madh apo Pashket ne kete vendim nuk jane vendosur data per arsye se keto nuk jane festa data e te cilave te jete e percaktuar pergjithnje. Dita e ketyre festave vendoset nga kleri ne baze te perllogaritjeve henore qe vete ata bejne. Konkretisht data e festave te Kurban Bajramit dhe Bajramit te Madh mund te jene subjekt i ndryshimeve sipas kalendarit henor. Gjithashtu ne vendimin e qeverise percaktohet se dite perkujtimi publik dite te rendesishme perkujtimore festimi apo perkujtimi i te cilave kryhet sipas rregullave te percaktuara ne vendimin e qeverise.

Festat perkujtimore u shtuan 21 Maji dhe 8 Dhjetori

Gjate qeverisjes se tyre demokratet shtuan edhe dy data perkujtimore. Keshilli i Ministrave vendosi ne shkurt te 2010-s qe ne pjesen e ceremonialit shteteror te perfshihet data 21 Maj si Dita e Kujteses Historike per Viktimat e Krimeve te Komunizmit 8 Dhjetori - Dita e Rinise ne kujtim te Levizjes Studentore te Dhjetorit lsquo90 dhe 4 Dhjetori si dita e Forcave te Armatosura. Vendimi i qeverise ben te qarte se gjate ketyre diteve te festave zyrtare dhe te perkujtimit publik ne seline e institucioneve shteterore dhe private vendoset flamuri kombetar dhe shenja dalluese e institucioneve apo enteve perkatese. Gjithashtu ne keto dite merren masa te vecanta per zbukurimin e shesheve qendrore te qyteteve. Ne vendimin e Keshillit te Ministrave gjithashtu percaktohen ditet e shenuara te cilat jane te karakterit fetar vendor nderkombetar shoqeror apo politik te cilat per shkak te tradites ose te vlerave te vecanta perkujtohen ne vendin tone. Per keto dite te shenuara ministrite pergjegjese duhet te organizojne veprimtarite perkatese. Ne festat zyrtare dhe ato te perkujtimit publik ne seline e institucioneve shteterore dhe atyre private vendoset flamuri kombetar dhe shenjat dalluese te institucioneve apo enteve perkatese. Nderkohe qe Protokolli i Shtetit bashkerendon te gjitha aktivitetet si me pjesemarrjen e drejtperdrejte ashtu edhe nepermjet enteve pergjegjese kryesisht te Ministrise se Kultures.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›