E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie vetura nga lartësia, shpëton mrekullisht shoferi

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 te Rrethi Kryesor në Prishtinë. Një veturë ka renë nga lartësia e urës, mirëpo për fat, ngasësi i saj ka shpëtuar mrekullisht vetëm më lëndime trupore. 

Indeksonline mëson se deri te aksidenti ka ardhur kur një kamion e kishte prekur veturën, e cila më pas ka depërtuar nga mburojat dhe ka renë poshtë në tokë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë së Kosovës të cilat po merren me rastin,/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›