E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin Braathu për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e mëtutjeshme të Norvegjisë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Braathu po ashtu vlerësuan lartë marrëdhëniet shumë të mira ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për avancimin e mëtutjeshëm të shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy vendeve.

Ministri Enver Hoxhaj, gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e Mbretërisë së Norvegjisë për Kosovën, në të gjitha fazat. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›