Maloku: Kushtetuesja ta shkarkoj Jahjagën

Fadil Maloku dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese lëndën për shqyrtimin e vendimit të presidentes Atifete Jahjaga, lidhur me ndërprerjen e mandatit të tij, në KQZ. Maloku konsideron se vendimi i presidentes, nuk ka bazë ligjore, për shkarkim. Ai tha se vendimi i saj, ishte politik.
Ish anëtari i KQZ-zë nga radhët e AKR-së, Fadil Maloku dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të presidentes Jahjaga, për ndërprerjen e mandatit të tij. Ai tha se vendimi i presidentes bie ndesh me nenin 61 të Kushtetutës së Kosovës.
“Mua mundet me më shkarkua vetëm në rast se unë bëjë shkelje të rëndë ligjore, gjë që nuk e kam bërë , sëmurem ose vdes ose në qoftë se nuk marrë pjesë rregullisht në mbledhje d.m.th janë 4 - 5 pika. Pika që është kap presidentja edhe de facto de juro është pikë që askund ligjërisht nuk mund të kapet është një vendim ju lutem politik dhe unë jam i interesuar t’i mbrojë interesat e mia”, tha ai, raporton rtk.
Maloku, sa ishte anëtar i KQZ-së, ishte kundër vendimit për heqjen e logos nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale. Para këtij vendimi, Maloku tha se kishte presion dhe joshje.
“ Jo, presion por ka pasur edhe joshje, ju lutem. Nga kush? Nga subjektet”, tha ai.
Presidentja, Atifete Jahjaga me kërkesë të grupit parlamentar të AKR-së, i ndërpreu me 6 shtator, Malokut mandatin si anëtar i KQZ-së. Presidentja Jahjaga konsideron se vendimi i saj është ligjor.
“ Ligji është shumë i qartë, Kushtetuta është shumë e qartë, dhe vendimi i presidentes së Kosovës ka qenë konform kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, besoj që vetëm e keni informimin dhe e keni të qartë se çka specifikisht përcaktohet dhe si bëhen propozimet dhe emërimet e anëtarëve të këshillit të KQZ-së”.
Maloku, tha se ligji për zgjedhjet e përgjithshme nuk precizon nëse se grupi parlamentar ka të drejtë të kërkojë shkarkimin e anëtarëve të saj./Indeksonline/