E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie zilja e telefonit brenda në arkivol

KARDICA - Ishte duke u zhvilluar ceremonia funerale në Kardica, kur prifti u detyrua të ndërpresë përkohësisht meshën e tij, pasi filluan të dëgjohen mbytyrazi disa tinguj melodie, të një celulari, që vinin nga brenda arkivolit.

Të pranishmit në funeral, u shokuan për disa minuta, derisa misteri u zgjidh.

Gjatë përcjelljes së të ndjerit për në Kishë, njëri nga pjesëmarrësit ka ndihmuar të afërmit e familjes për të mbajtur arkivolin. 

Telefoni i tij që e kishte në xhepin e këmishës, i ka rënë në arkivol. 

Gjatë varrimit, ai e kuptoi se e kishte humbur celularin dhe i tha gruas t’i binte numrit të tij për të kuptuar ku mund të kishte rënë.

Kështu, kur gruaja i ra telefonit të tij, filloi të bjerë zilja e telefonit që ndodhej brenda në arkivol.

(a.jo./balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›