Korrupsioni në gjykata, Halimi: Seancat me video, procesi nis në janar
TIRANË- I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në televizionin NEWS 24,´ministri i Drejtësisë, theksoi në sistemin gjyqësor është evidentuar se ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Halimi solli në vëmendje gjatë emisionit, cështjen ‘Xhuvani’, ku sipas tij ishte rasti me emblematik ku prokuroria nuk funksionoi si duhet.
“Shkeljet e konstatuara si te rasti i Xhuvanit se u dënua me 2 vjet se vrau. Është një nga rastet më emblematike të mosfunksionimit të prokurorisë. Ka patur hetime ku është vërtetuar jashtëzakonisht abuzimi i prokurorëve, është shtjelluar cështja penale nga policia dhe është ndryshuar brenda ditës, është mbajtur 2 muaj nga prokurori me synimin, se do harrohet cështja. Por, në këtë rast kemi armëmbajtje pa leje dhe vrasje e personit dhe dënim 2 vjet burg. Shkeljet e prokurorit i janë dërguar Presidentit të Republikës”,- deklaroi Halimi.
Halimi më tej theksoi se ndër 375 gjyqtarë gjithsej në vend, janë të pakët të korruptuarit. Sipas tij kjo vjen nga 2 arsye, nga kontrolli që duhet kryer nga KLD, dhe nga mos promovimi.
“Marrja disiplinore nuk është punë e ministrit, kontrollin e ka në dorë KLD. Nuk janë gjithë gjyqtarët e korruptuar, shumë e nisin ditën me punë të madhe, vetëmohim, kurse të pakët janë ata që e nisin ditën për interesa personale. E dyta, duhet promovimi i gjyqtarëve sipas vlerësimit. KLD e ka në dorë, në 375 gjyqtarë nuk promovon numrin e gjyqtarëve të ndershëm, por do promovojë këta të pandershmit, ndaj sigurisht ne i kemi futur një thikë në shpinë tërë sistemit, por kemi inkurajuar gjyqtarët e ndershëm. Masat që do të merren për të shmangur korrupsionin në gjykata, cdo proces do të regjistrohet me video përkatëse në mënyrë që gjyqet të kontrollohen. Ky proces bëri të ditur Minsitri Halimi do të nisë shumë shpejt dhe do të zgjerohet brenda vitit në mbarë vendin".- theksoi Halimi.
“Në sallat e gjyqit do ketë regjistrime me video, out-rekording. Sallat do të pajisen me mikforona, video që do regjistrojnë pamjet dhe veprimet e gjyqëtarëvëe. Atëherë ky gjyqtar do jetë më i ndershëm. Ky proces do të nisë brenda janarit dhe 70% e procesit do përfundojë brenda vitti 2012. Videorekording do jetë dokument që do t’i bashkangjitet dosjes gjyqësore, dhe në cdo rast që do ketë pikëpyetje disku do të shihet dhe do dëgjohet dhe fjala e prokurorit dhe gjyqtarit dhe si është trajtuar procesi”,-nënvizoi ministri.
Ministri i Drejtësisë garantoi se me ndryshimin në ligjin për noterinë, hipotekimi me sistem dixhital ofron garanci për të gjitha palët. Ai nënvizoi se noteri do të shërbejë si një hallkë e ndërmjetme mes qytetarëve dhe zyrës së regjistrimit të pasurive dhe do të shmangë radhët dhe informalitetin. Ai garantoi se në këtë mënyrë hipotekimi me sistem dixhital ofrohet garanci 100% për blerësin, shitësin dhe bankat.
“Blerësi do paguajë paratë në një llogari bankare, noteri do marrë tapinë në emër të blerësit, do t’i thotë ‘urdhëro vëlla ja ku e ke tapinë, shitësit ja ku i ke paratë’, dhe blerësi do ketë pronën të blerë katërcipërisht”, - deklaroi Halimi. Ministri i Drejtësisë theksoi mandej se do të shtyhe edhe afati për Agjencinë e Kthimit të Kompensimit të Pronave. Kjo sipas tij do të ndodhë për shkak të nevojës së kthimit të plotë të të gjitha pronave. Sipas tij AKKP ka në shqyrtim rreth 6500 dosje që janë më problematiket, të cilat tha Halimi duhen të marrin zgjidhje.
(da.bo/er.nu/BalkanWeb)