E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bieber sulmohet sërish në një klub

KANADA-Justin Bieber është sulmuar në një klub nate në Kanada në orët e para të ditës së shtunë, kur një mashkull është përpjekur që ta rrëzojë në tokë. 

Sipas TMZ, 19-vjeçari ishte larguar nga zona VIP në kohën kur një i pranishëm në klub e ka kapur për bluze dhe e ka sulmuar. 

Stafi i sigurisë ka reaguar shpejtë, ndërkohë që edhe këngëtari ka reaguar ndaj sulmuesit në përpjekje që të vetëmbrohet. 

Bieber ka qenë i përfshirë në një tjetër incident në fillim të këtij muaji në një klub në New York, me ç’rast truprojat e tij e kanë rrahur një 22-vjeçar që po ashtu e kishte sulmuar këngëtarin. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›