E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Siria”, Netanjahu: Izraeli është i sigurt, jemi të gatshëm për çdo skenar

JERUSALEM- Ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Izraelit, në lidhje me kërcënimin e Sirisë, se në rast sulmi ndaj saj, ajo do të shkatërrojë Izraelin.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh sot se Izraeli ishte "i gatshëm për çdo skenar", një ditë pas vendimit të presidentit amerikan, Barack Obama për të kërkuar miratimin e Kongresit për ndërhyrjen ushtarake në Siri.

"Izraeli është i sigurtë, qytetarët izraelitë e dinë se ne jemi të gatshëm për çdo skenar", deklaroi Netanyahu. 

Shteti hebre dislokoi sisteme antiraketore në veri të vendit, por edhe në Tel Aviv. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›