PD-PS 'përballen' sërish në 2 Komuna, News24: 3 raste votimi familjar në Dardhas

Në komunat Rrethinat (qarku Shkodër) dhe Dardhas (qarku Korçë) po votohet të dielën për zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune në dy njësi vendore.
Rreth 19.453 zgjedhës do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë. Zgjedhjet në këto dy komuna, po mbahen pas vendimit të Këshillit të Ministrave, disa muaj më parë, për shkarkimin e kryetarëve aktualë, për shkak të kryerjes së veprave penale.
Në këto zgjedhje, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim konkurrojnë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE), ndërsa Partia Demokratike garon e vetme. Për mbarëvajtjen e këtij procesi KQZ ka vendosur ngritjen e 30 qendrave të votimit dhe prodhimin e 19.842 fletëvotimeve.
Procesi zgjedhor raportohet të ketë nisur normalisht në Komunën Dardhas. Gentjan Pere nga PD dhe Genci Hamollari nga LSI janë dy kandidatët që do të përballen me verdiktin e popullit ditën e dielë për këtë zonë.
Ndërkohë, votuesit e Komunës Rrethina ditën e diel do të zgjedhin kryetarin e kësaj komune mes kandidatit të Partisë Socialiste, Luan Harushës dhe atij të Partisë Demokratike, Ritvan Guri.
NEWS24: VOTIM FAMIJAR NË DARDHAS
Ora 12:20 Ndërkohë që procesi i votimit raportohet i qetë në komunën Dardhas në Pogradec, News24 ka konstatuar disa raste të votimit familjar.
Pamjet janë filmuar në qendrën e votimit të ngritur në shkollën e fshatit Dardhas. Janë të paktën tre raste të konstatuara nga News24. Në njërën prej tyre shihet një i ri i shoqëruar nga babai i tij, më pas një i moshuar i shoqëruar nga një grua dhe në rastin e tretë një tjetër grua e shoqëruar nga bashkëshorti. Votuesit duket qartë që hyjnë në këndin e fshehtë të votimit njëkohësisht dhe gjithcka ka ndodhur në sytë e komisionerëve dhe vëzhguesve të kësaj QV-je.
KQZ: ASNJË PROBLEM
Ora 11:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën në mesditë se procesi i votimit për kryetarët e rinj në komunën Dardhas dhe Rrethina ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe po ecën normalisht.
“Sipas informacioneve të inspektorëve të KQZ-së dhe KZAZ-së nr. 2 e KZAZ-së nr.73 deri tani nuk ka patur asnjë problem apo incident”, tha zëdhenësja, Drilona Hoxhaj, ndërsa shtoi se deri në mesditë pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.
Ajo vuri në dukje se pavarësisht se partitë politike pjesmarrëse në zgjedhjet e pjesshme dorëzuan jashtë afateve ligjore propozimet për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit, KQZ mori të gjitha masat e nevojshme për të shpërndarë në kohë materialet zgjedhore si dhe realizoi trajnimin specifik për anëtarët e KZAZ-ve dhe KQV-ve.
Zgjedhjet në komunat Rrethina dhe Dardhas mbahen pasi kryetarët e tyre u shkarkuan nga Këshilli i Ministrave për shpërdorim detyre.
Në komunën Rrethina të qarkut Shkodër, Partia Demokratike garon me kandidatin Ridvan Guri, ndërsa socialistët me kandidatin Luan Harusha, i mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në komunën Dardhas të qarkut të Korçës përballen kandidatët Gentian Pere i Partisë Demokratike dhe Genci Hamollari, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i mbështetur nga Partia Socialiste. Gjithsej, në këto zgjedhje të pjesëshme lokale janë thirrur 19.453 votues.
NIS VOTIMI
Ora 7:30 Votimet për kreun e Komunës Dardhas vijojnë normalisht. Gazetarja Enkelejda Skënderasi raporti se prej orës 7:00 të mëngjesit u hapën të gjitha qendrat e votimit. Rreth 2 700 votues pritet të votojnë për kreun e ri të komunës. Gentjan Pere nga PD dhe Genci Hamollari nga LSI janë dy kandidatët që do të përballen me verdiktin e popullit ditën e dielë për këtë zonë.
Kreu i kreu i KZAZ 73 në Pogradec, Nexhmi Torra konfirmoi se procesi vijon i qetë dhe pa probleme ndërkohë që pjesëmarrja është e kënaqshme.
Ndërkohë, në Komunën Rrethina, korrespondentja Eljona Kodra raportin se 24 qendrat e votimit janë hapur që n orën 7:00 të mëngjesit. Fluksi që në orët e para të mëngjesit nuk ishte shumë i madh ndërkohë pritet një shtim i tij në orët e pasdites. Sitauta paraqitet e qetë dhe në këtë Komunë. Ndërkohë, votuesit e ë komunës Rrethina ditën e diel do të zgjedhin kryetarin e kësaj komune mes kandidatit të Partisë Socialiste, Luan Harushës dhe atij të Partisë Demokratike, Ritvan Guri.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Dardhas, PD-PS 'përballen' në 2 Komuna, News24 video ekskluzive të votimit familjar