E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 5 të vdekur nga një sulm kamikaz

IRAK-Një atentat kamikaz mbrëmjen e djeshme, shkaktoi të paktën pesë të vdekur, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.

"Atentati ndodhi në një zonë në Ramadi, rreth 100 kilometra në perëndim të Bagdadit", theksuan burimet zyrtare irakiane.

"Tetë persona u plagosën nga shpërthimi duke përfshirë edhe tre policë", shtuan burimet zyrtare vendase.

Që nga fillimi i vitit 2013, mbi 3 800 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmet në Irak.

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›