Bien bursat amerikane dhe evropiane

Indekset e bursave evropiane dhe amerikane rane ndjeshem sot nderkohe qe investitoret po shfaqin shqetesim per tkurrjen e aktivitetit ekonomik te Eurozones si dhe per shanset e Greqise qe te eliminoje nje mase te madhe te borxhit te saj.
Tregjet e aksioneve ne Londer Frankfurt dhe Paris rane rreth 2 per qind ose me shume pasi Bashkimi Evropian konfirmoi se Eurozona pesoi renie gjate 3 muajve te fundit te vitit 2011 ndersa bursa e Nju Jorkut ra me shume se 1 per qind.
Keto zhvillime ndodhin nderkohe qe Greqia po i afrohet afatit te se enjtes per te siguruar marreveshje nga hua-dhenesit per eliminimin e me shume se gjysmes se borxhit publik. Ka sinjale se jo te gjithe huadhenesit jane te gatshem te falin nje pjese te borxhit te Greqise.