E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, zëdhënësi i Putinit i mbron arrestimet

Zëdhënës i Vlladimir Putinit Dimitri Peskov ka mbrojtur arrestimet e qindra demonstruesve, të cilët morën pjesë në protestat kundër zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Sipas rezultateve zyrtare të këtyre zgjedhjeve, kryeministri aktual, Vlladimir Putin, e ka fituar edhe një mandat presidencial, duke marrë afro 64% të votave.

Më se 550 protestues, përfshirë edhe disa personalitete udhëheqëse opozitare, janë arrestuar dje, pasi ata morën pjesë në tubimet e palejuara në Moskë dhe në Shën Petersburg, ose i injoruan urdhërat e policisë për tu larguar nga protestat.

Zëdhënësi Peskov tha sot se policia ka treguar nivel të lartë të profesionalizimit dhe efektivitetit në menaxhimin e protestave.

Pjesa më e madhe e të arrerstuarve tashmë janë liruar, por disa pritet të paraqiten në gjykatë, për tu ballafaquar me akuza të ndërlidhura me protesta.

Liderët opozitarë kanë shprehur vendosmërinë e tyre për vazhdimin e protestave masive kundër fitores së Putinit në zgjedhjet presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›