E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi përshëndet Putinin për fitoren

Në letrën e urimit, Sarkozi e inkurajon Presidentin e ardhshëm të Rusisë për të vazhduar punën për modernizimin demokratik dhe ekonomik të Rusisë.

Në njoftimin e shpërndarë dje nga “Elysee”, njoftohet se Sarkozi ka shkruar gjithashtu se ''Parisi dhe Moska kanë lidhje të ngushta në dobi të përfitimeve të tyre të përbashkëta''.
   
 "E vlerësoj rëndësinë e këtij partneriteti dhe dialogun tonë që duhet të sjellë marrëdhënie dypalëshe më të dendura dhe një marrëdhënie më të fortë me Bashkimin Evropian”, përfundon mesazhi i Sarkozisë./Start/

                                                                                             2012-03-06 12:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›