Kazakistan, arrestohet një amerikan, iu gjendën materiale “radioaktive”

Një shtetas amerikan është arrestuarr sot në Kazakistan pasi në në valixhet e tij janë gjetur pajisje matëse “radioaktive”.
Zyrtarët thanë sot se personi, emri i të cilit nuk është bërë publik, ishte arrestuar në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Alma-Atë, më 29 shkurt.
Zyrtarët thanë se oficerët doganorë kishin gjetur në valixhet e tij, lëndë që janë përshkruar si “pajisje të kalibruara me burim radioaktiv, që shfrytëzohen për matje”. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.