E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien cmimet në treg, nuk ndikon të konsumi. Tregtarët mbyllin tezgat

TIRANË- Cmimet e fruta perimeve kanë pësuar rënie, për shkak të futjes në treg të prodhimit vendas bujqësor, por kjo nuk ka ndikuar që konsumi të rritet. Për shkak të blerjeve të pakta, një pjesë e tregtarëve kanë mbyllur tezgat dhe kanë ikur me pushime.

Futja në treg e prodhimit vendas bujqësor ka ulur ndjeshëm cmimet. Por, duket se kjo nuk ka ndikuar që konsumi të rritet. Edhe pse blerësit pranojnë se cmimet e fruta perime tashmë janë më të favorshme dhe produktet më të mira, niveli i blerjeve mbetet i ulët. 

Ndërkohë, për shkak të nivelit të ulët të konsumit, disa prej tregtarëve, kryesisht të shumicës kanë preferuar që në këto ditë të nxehta të pushojnë sesa të qëndrojnë pas tezgave me zarzavate për të siguruar fitime. 
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›