Mitropolia Ortodokse në Korçë reagon për Kishën e Përmetit: Shteti të jetë i ndjeshëm ndaj komunitetit ortodoks
KORCË- Mitropolia Ortodokse në Korçë ka dënuar përdorimin e dhunës në kishën e Përmetit duke theksuar indinjatën e thellë.
“Jemi të indinjuar. Ngjarja ka përmasa të mëdha. Kisha u përdhos,u dhunuan klerikët. Ngjarja lëndoi ortodoksët, prishi imazhin e vendit”, theksohet ndër të tjera në deklaratën e Metropolitikës Ortodokse të Korçës.
Mitropolia Ortodokse në Korçë i bën thirrje instancave shtetërore të tregohen më të kujdesshëm ndaj komunitetit ortodoks, teksa thekson se ata do të kërkojnë të drejtat e tyre.
Pak ditë më parë përmbarimi ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke dorëzuar pranë Bashkisë së Përmetit Pallatin e Kulturës, të zaptuar 16 vite më parë nga Kisha Ortodokse. Por përmbaruesit kanë hasur në rezistencën e priftërinjve ortodoksë, si dhe besimtarëve që ndodheshin në kishë. Përfaqësuesit e Përmbarimit, të mbështetur dhe nga policia private, kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës ikona të Kishës, kambana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin shqiptar.
(e.m/BalkanWeb)