Bien depozitat bankare, shqiptaret po kursejne me pak leke se me pare
Shqiptaret duket se po kursejne se fundmi, me pak se me pare. Dukuri kjo e vene re nga krahasimi i te dhenave qe referon Banka e Shqiperise, pikerisht mbi nivelet qe kane kapur depozitat e tyre ne fund te 6-mujorit te pare te ketij viti. Sipas te cilave, rezulton se per ato ne monedhen vendase, leke, kane pesuar nje renie te dukshme, sidomos kur behet fjale per llogarite rrjedhese si te tilla. Konkretisht, me nje nivel prej 128.244 milione lekesh ne fund te muajit qershor 2013, nga 153.831 qe ato kane figuruar ne muajin pararendes, maj 2013 apo 145.015 ne muajin prill 2013. dukuri e cila vijon te shfaqet me tej, edhe me depozitat e niveleve me te perdorshme nga klientet si ato me afat maturimi 3 dhe 12-mujore. Respektivisht me vlera prej 5.179 milione leke dhe 12.331 milione lekesh, krahasuar me ato prej 6.525 dhe 14.130 ne muajin pararendes, maj 2013. E me tej, edhe me ato ne afate me te gjata maturimi, si per shembull 2-vjecare, respektivisht me nivelet prej 1.049 milione leke te depozitave ne fund te qershorit, krahasuar me 1.231 te tilla ne fund te majit 2013. Apo edhe ato 3-vjecare, niveli i te cilave ne fund te gjysmes se pare te ketij viti ka arritur deri ne 197 milione leke, krahasuar me 208 te tilla nje muaj me pare. Duke perfunduar te shfaqet si trend, edhe ne depozitat 5-vjecare, me nje ulje mjaft te dukshme te tyre ne fund te qershorit 2013, respektivisht deri ne 37 milione euro, nga 114 te tilla ne fund te muajit maj.
Renie e dukshme dhe per depozitat ne valute te huaj
Por tkurrja e niveleve te depozitave bankare gjate gjysmes se pare te ketij viti, duket se eshte nje dukuri e shfaqur edhe ne ato ne monedhe te huaj, qofshin euro, por edhe dollare. Konkretisht, te dhenat e referuara nga Banka e Shqiperise lidhur me nje dukuri te tille, pohojne se llogarite rrjedhese ne euro, ne fund te muajit qershor, kapen nje shifer deri ne 517 milione te tilla, krahasuar me 623 ne muajin pararendes, maj 2013. Shfaqur me tej, edhe ne depozitat me afat maturimi 1-mujor, respektivisht me 41 milione euro ne fund te 6-mujorit te pare, nga 50 te tilla ne fund te 5-mujorit etj. Apo me afatet e maturimit 3-mujor dhe 6-mujor, depozitat e te cilave zinin perkatesisht ne fund te muajit qershor nivelet prej 35 dhe 27 milione eurosh, nga 45 dhe 28 ne muajin pararendes, maj 2013 etj.