E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet Lezha, PD siguron 4 mandate Rozeta Rapushi

Mbyllet debati per ndarjen e mandateve ne Qarkun e Lezhes. Kolegji Zgjedhor, pas rinumerimit te 10 kutive qe rezultuan me probleme, me mungese te tabelave origjinale te rezultateve ne kete qark, vendosi qe te perfshije ne rezultatin perfundimtar te votave ne Lezhe edhe votat e dala nga rinumerimi i kutive, duke percaktuar perfundimisht keshtu edhe ndarjen e mandateve. Per rrjedhoje, perfundimisht, Partia Demokratike merr kater mandate ne kete qark, Partia Socialiste dy mandate dhe Levizja Socialiste per Integrim, nje mandat. Me vendimin e djeshem te Kolegjit Zgjedhor, i jepet fund debateve te tejzgjatura per rezultatin e zgjedhjeve ne Lezhe. Kolegji gjate paradites se djeshme, pranoi pjeserisht kerkesen e Partise Demokratike, e cila kerkonte perfshirjen ne rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve, jo vetem votat e dala nga rinumerimi i 10 kutive problematike te KZAZ-se numer 13, por te gjitha votat e dala nga rinumerimi i bere per te gjithe Qarkun e Lezhes nga KQZ. Por perballe kesaj kerkese, Kolegji Zgjedhor vendosi qe te pranoje dhe te marre ne konsiderate 10 kutite problematike ne Lezhe, te cilave u mungonin procesverbalet origjinale dhe te realizoje rinumerimin e tyre ne ambientet e tij. Çka u konsiderua nga perfaqesuesi i PD-se, Oerd Bylykbashi si padrejtesi. Procesi i rinumerimit ne Kolegjin Zgjedhor u realizua nga kater grupe numerimi me nje perberje prej dy numeruesish dhe nje vezhgues. Per rrjedhoje, i tere procesi i rinumerimit te votave ne 10 kutite e votimit, perfundoi ne me pak se dy ore. Ne perfundim te procesit te rinumerimit ne Kolegjin Zgjedhor, ne degjimin e pretendimeve te fundit te paleve, perfaqesuesi i PD-se, Ivi Kaso, u shpreh se rinumerimi edhe ne kete institucion provoi se rezultati i nxjerre nga KQZ per to eshte i sakte. “Ne kerkuam rinumerimin e 10 QV-ve, pasi provuan se ka pasur manipulim. Ndaj ne kerkojme jo vetem te administrohen, por te paraqiten ne rezultatin perfundimtar, rezultati i rinumerimit qe u be edhe ketu perpara jush. Nuk mund te mbyllim syte ne nje situate te tille”, - u shpreh Kaso. Ne fakt PD kerkoi rinumerimin e votave ne te gjithe zonen zgjedhore te Qarkut te Lezhes, por Kolegji pranoi te rinumeroje vetem 10 qendra qe nuk kishin tabela origjinale te rezultateve.

VENDIMI

Pas qendrimit te bere publik disa dite me pare nga PS se terhiqet nga kerkesa per perseritjen e zgjedhjeve ne Qarkun e Lezhes, Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit, vendosi dje pushimin e ceshtjes. PS nuk u perfaqesua ne seance, ndersa i paraqiti trupes se Kolegjit Zgjedhor nje shkrese ku deklaronte terheqjen nga ankimimi per rivotim ne te gjithe Lezhen.

Bylykbashi: Trafikimi i votave i PS ne Lezhe, i provuar

Pasi Kolegji Zgjedhor vendosi te pranoje kerkesen e Partise Demokratike per rinumerim te 10 Qendrave te Votimit ne KZAZ-ne problematike numer 13, perfaqesuesi ligjor i PD, Oerd Bylykbashi tha se tashme eshte provuar trafikimi i votave qe PS beri ne Lezhe.

“Procesi eshte ne vijim, Kolegji e pranoi kerkesen pjeserisht vetem ne 10 QV, jo ne total. Keto qendra provuan se PS kishte trafikuar dhe vjedhur me presion dhe menyra te tjera te paligjshme. 400 vota te PD”, - u shpreh Bylykbashi. Sipas tij, cdo vote e shqiptareve duhet te shkoje aty ku eshte hedhur, duke kundershtuar edhe rezultatin paraprak te dale per zgjedhjet ne Lezhe. “Ne nuk kemi fituar me 39 vota diference, por kemi fituar me 740 vota. Nuk duhet te ndodhin me paudhesi”, - shtoi Bylykbashi, ndersa akuzoi PS se po ushtron presion ndaj Kolegjit Zgjedhor. Sipas demokratit, PS eshte perpjekur nga fillimi ne fund, te mbuloje ate maskarade te cilen e zbuluam ne syte e publikut ne KQZ. “PS beri nje kerkese taktike per pavlefshmeri nderkohe qe referoi per prova shkeljesh te renda ne Qarkun e Lezhes”, - u shpreh Bylykbashi. Kolegji vendosi rinumerimin e vetem 10 qendrave problematike ne Lezhe. Ne nje kohe kur perfaqesuesi i PD, Ivi Kaso i kerkoi trupes gjyqesore te Kolegjit qe te rinumeroje te gjitha kutite per shkak te parregullsive qe kane ndodhur ne kete zone zgjedhore. “PD kerkon rinumerimin dhe rivleresimin e fleteve te votimit te te gjitha qendrave te votimit ne Lezhe. Praktikisht, te njejtat flete qe u pane ne KQZ dhe u rinumeruan e rivleresuan, t’i rivleresoje e rinumeroje Kolegji dhe t’i perfshije ne rezultat”, - kerkuan demokratet.

KERKESA

“PD kerkon rinumerimin dhe rivleresimin e fleteve te votimit te te gjitha qendrave te votimit ne Lezhe. Te njejtat flete qe u pane ne KQZ dhe u rinumeruan e rivleresuan, t’i rivleresoje e rinumeroje Kolegji dhe t’i perfshije ne rezultat”, - kerkoi PD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›