LSI propozon ndryshime ne qeveri

Kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim ka zhvilluar sot nje mbledhje urgjente per te propozuar ndryshime ne qeveri. Ne nje konference per shtyp zoti Luan Rama deklaroi se Kryesia e LSI-se i propozon kryeministrit Berisha qe zoti Ilir Meta te lere detyren e ministrit te Jashtem dhe te zere vendin e zotit Dritan Prifti duke u bere keshtu minister i Ekonomise dhe njeheresh zevendeskryeminister.
Po ashtu Kryesia ka vendosur qe Edmond Haxhinasto aktualisht zevendesminister i Transporteve te jete ministri i Jashtem.
Nga ndryshimet mbetet pa portofol ministror zoti Dritan Prifti i cili nuk ishte i pranishem ne mbledhje pasi mori pjese ne ceremonine mortore te gjyshes ne Kucove.
Por zoti Rama tha se Prifti eshte njoftuar prej kreut te LSI-se per te gjitha ndryshimet madje se kjo mbledhje ishte shtyre per sot pikerisht qe ai te ishte i pranishem. Per arsye familjare ai nuk mund te ishte i pranishem por zoti Meta e ka njoftuar per gjithe ndryshimet theksoi ai.
Ndryshimet nuk prekin zotin Petrit Vasili qe do vijoje te mbetet ne krye te ministrise se Shendetesise.
Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama deklaroi se kjo levizje eshte ne funksion te rritjes se rolit politik te LSI-se si dhe te kontributit te saj per ate cfare ka realizuar deri me sot.Ky ndryshim synon qe te shnderroje ministrine e Ekonomise ne promotor te politikave zhvillimore ekonomike dhe zhvillimin e hapesirave per te permbushur objektivin tone per punesimin por dhe per te garantuar me shume transparence theksoi ai.
Rama nenvizoi gjithashtu se sot jane hedhur hapat e pare te riorganizimit te LSI-se. LSI eshte e angazhuar per zgjedhjet vendore nenvizoi ai.