E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nderon Hajdarin mungojne Berisha dhe Topalli

Ceremonite Kreu i shtetit Kontributi i Azemit ishte i vyer dhe i patjetersueshem

Perkujtimi i 12-vjetorit te ndarjes nga jeta te Azem Hajdarit ka mbledhur dje Presidentin Bamir Topi deputetet dhe ish-deputetet e PD-se ne shtepine e familjes Hajdari. Kreu i shtetit lartesoi dje figuren e Azem Hajdarit duke u shprehur vecanerisht per kontributin e vyer dhe te patjetersueshem te udheheqesit te levizjes studentore 1990-lsquo91 dhe njerit prej politikaneve me te spikatur te demokracise shqiptare. Presidenti i Republikes vizitoi dje paradite familjen e Azem Hajdarit me rastin e 12-vjetorit te ndarjes nga jeta ne menyre tragjike te nje prej figurave me te shquara te vendosjes se pluralizmit politik dhe rilindjes se demokracise ne Shqiperi. Per vlerat e tij te pamohueshme historike dhe patriotike kreu i shtetit shqiptar e ka nderuar Azem Hajdarin pas vdekjes me Urdhrin e Larte Gjergj Kastrioti Skenderbeu dy vjet me pare. Vijme si cdo vit per te respektuar figuren e Azem Hajdarit. Natyrisht sa me shume kalojne vitet aq me shume e vleresojme figuren e Azem Hajdarit. Nje njeri me nje shpirt te lire nje demokrat i lindur nje njeri shume luajal ne politike me koleget e tij por edhe nje njeri antikonformist qe do te thote se zeri i tij ishte zeri i nje demokrati te vertete tha Presidenti Topi. Kreu i shtetit theksoi gjithashtu se figura e Azem Hajdarit me kalimin e viteve do te vije duke u ridimensionuar ne kuptimin e zmadhimit real te figures se tij. Edhe njehere sot shpreh edhe para medias konsideraten e larte qe kam pasur per te per sa kohe kemi bashkepunuar shtoi Presidenti Topi. Kryeministri Berisha nuk ishte i pranishem ne ceremonine perkujtimore per shkak se ndodhet ne Kosove per te kaluar fundjaven me familjen ndersa Kryetarja e Parlamentit ndodhej per vizite jashte Shqiperise. Per Kryeministrin Berisha dhe per Kryetaren e Kuvendit u vendosen buqeta me lule nga te deleguarit e tyre ne ceremonine perkujtimore.

Vizitat ne familje

Politikanet e djathte familjaret si dhe mbeshtetesit e Partise Demokratike kane vene kurora e lule ne memorialin e Azem Hajdarit duke shprehur bindjen se historia do te jete e drejte ne percaktimin e rolit te tij aktiv gjate 8 viteve te para te pluralizmit shqiptar. Pas 12 vjetesh sa me shume te largohemi nga ajo kohe aq me shume rritet dimensioni dhe vepra e Azem Hajdarit aq me shume merr vlera angazhimi qendresa dhe perkushtimi i tij qe ne fund te fundit i kushtoi jeten. Kane qene falangat e regjimit te vjeter komunist ato qe zgjaten doren dhe u hakmoren ndaj Azem Hajdarit per ate qe ai beri ne lsquo90-n deklaroi deputeti i PD-se Ridvan Bode. Vizita ne familje zhvilluan edhe deputetet e PD-se si Astrit Patozi Ridvan Bode Lulezim Basha dhe Sokol Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›