E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien ndjeshëm prurjet në lumin Drin, shkarkimet në Fierzë në nivele minimale

Mbërrijnë në zonat e përmbytura ekipet e shpëtimit nga Greqia dhe Sllovenia, Italia sjell 2 helikopterë emergjencashNë bazë të të dhënave paraprake nga KESH, prurjet në liqenin e Fierzës kanë pësuar rënie, teksa informohet se portat e shkarkimit në liqenin e Fierzës janë mbyllur. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka ndaluar në kuotat e 291 metrave, ndërsa prurjet përllogariten në 450 m3 në sekondë. Ndërsa në Koman, i cili ka qenë edhe HEC-i më problematik i përmbytjeve në disa zona të Shkodrës, variojnë me intensitet shkarkimet të cilat llogariten në 1550 m3 në sekondë. është një lajm i mirë për zonat e përmbytura ulja e prurjeve në kaskadën e Drinit, e cila prej 9 ditësh ka qenë në një situatë kaotike, çka çoi në hapjen e portave të shkarkimit dhe si pasojë kapërcimi i ujërave përmbyti mijëra tokë bujqësore dhe dhjetëra shtëpi. Nëse prurjet do të vazhdojnë të njohin nivele të ulëta, atëherë është gjithçka e mundshme që situata në zonat e përmbytura në Shkodër të normalizohet brenda pak ditësh dhe banorët t’i rikthehen jetës normale pranë shtëpive të tyre. Ndërkaq, në kuadër të marrjes së masave për të minimizuar dëmet, kanë ardhur dje në Shqipëri dhe janë nisur menjëherë drejt zonave të përmbytura dy ekipe greke të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit me 35 efektivë, të cilët aktualisht janë stacionuar në Vaun e Dejës. Ekipet greke kanë në dispozicion për të kryer operacionet e tyre 4 makina, 2 varka me motor dhe 7 pompa të fuqishme. Ato kanë filluar që mbrëmë veprimet operacionale sipas udhëzimeve të Komitetit Ndërministror. Po dje në orët e para të mëngjesit, erdhi në Shqipëri nga Pika e Kalimit Kufitar e Hanit të Hotit, ekipi slloven i ndihmës për emergjencën në zonat e prekura nga përmbytja. Në një kohë që forcat e ndihmës së shpejtë nga Greqia kanë filluar të veprojnë në terren për të evakuuar dhe ndihmuar banorët në zonat e përmbytura, nga Italia kanë mbërritur dy helikopterë emergjencash. Mjetet e fluturimit janë ulur në Rinas dhe më pas do të nisen drejt zonave të prekura nga përmbytjet në veri të vendit. Helikopterët mund të transportojnë deri në 30 persona dhe do ndihmojnë gjithashtu në shpërndarjen e ndihmave nga ajri. Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, deklaroi dje në funksion të vlerësimit e përballimit të situatës së krijuar në qarkun e Shkodrës e Lezhës dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme për banorët e zonave të përmbytura të këtyre qarqeve, ka lëvruar në ndihmë të tyre, mallra rezervë materiale shtetërore. Sipas kësaj drejtorie, konkretisht janë shpërndarë 17. 6  tonë sheqer, 14. 7 tonë makarona, 12. 6  tonë vaj ushqimor, 7. 5 tonë oriz, 7. 9 tonë konserva mishi, 1. 6 tonë fasule, 0. 5 tonë kripë, 7. 7 tonë ujë, 10 tonë detergjent, 10 mijë copë sapunë. Po kështu janë dërguar në Prefekturën e Shkodrës 78 çadra dhe janë dërguar për t’u përdorur për mbrojtje nga ujërat 41 mijë thasë rëre....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›