Fakti/Në konferencë të përbashkët për shtyp, banorët i deklarojnë Lakuriqit të PS-së se qeveria po e përballon emergjencën
S’ka të sosur sjellja brutale dhe prej harbuti e Edvin Kristaq Ramës, i cili s’po kapërdin dot faktin se qeveria po përballon me sukses problemet e shkaktuara në veri të vendit. Kryesocialisti që prej ditësh me radhë vazhdon t’u bjerë kambanave të alarmit për rreziqe të tmerrshme në veri të vendit, dje ka marrë një tjetër “shuplakë” nga banorët e Shkodrës, të cilët s’duan t’ia shohin surratin, përsa kohë ai u uron morte dhe fatkeqësi të vazhdueshme, për hir të interesave të veta të ulëta politike.Edvin Rama me kutitë e votave në krah u nis dje herët në mëngjes, përsëri drejt Shkodrës, për të bërë provokimin e radhës ndaj banorëve me fjalorin ordiner, për revolta popullore kundër qeverisë, se është ajo që solli fatkeqësinë natyrore! Pavarësisht se vetëm pak ditë më parë u shkelmua nga qytetarët shkodranë për fodullëkun dhe thirrjet imorale, duke u tallur dhe vënë në lojë fatkeqësinë e banorëve, Edvini - i njohur për cinizmin - i kërcënoi ata se do mbeteshin përjetë fatkeqë nëse nuk i shkonin lojës së tij të protestës.Mjaftoi ky perifrazim që Edvini të përballej përsëri me barrikadën njerëzore, të cilët ashtu sikurse edhe ata të zonës së Trushit tek Ura e Lahajt, i kërkuan të largohej, pasi deri më sot nuk ishte dukur aty dhe madje vizitën e vetme që realizoi e bëri pas 10 ditësh përmbytje, atëherë kur u kthye nga pushimet e nxehta të Dubait dhe Burxh Al Arabit. Ndërgjegjësimi i banorëve dhe masat konkrete të qeverisë për minimizimin e dëmeve, u keqpërdorën për të dytën herë nga kryesocialisti, i cili ashtu siç ka bërë rëndom këto ditë, po aktivizon hienat e së keqes në të gjithë territorin për të manipuluar fatkeqësinë natyrore. Të njëjtin udhëzim kishin marrë dje edhe Damian Gjiknuri me Ilir Beqja, të cilët në çdo ndalesë që bënin, përsërisnin refrenin: “fajin e ka qeveria”. Këto fraza të rëndomta dhe aspak normale për emergjencën, me të drejtë shkaktuan zemërim tek banorët, të cilët ashtu si edhe në ditët e mëparshme e sikterisën Edvinin. Rama ndeshi në kundërshtimin e fortë të banorëve, që para kamerave, nuk u intimiduan nga prania e tij, por u shprehën se strukturat qeveritare kanë marrë çdo masë për përballimin e emergjencës. Lakuriqit të PS-së s’i mbeti më asgjë për të bërë veç të bënte sikur edhe ai do të merrte përsipër diçka për përmirësimin e gjendjes, dhe fjala i erdhi tek ndihmat, edhe pse dihet se historia e PS-së dhe e bashkisë së Tiranës në këso punësh është e mbushur dingas me histori shpërdorimesh e vjedhjesh. S’ka më mëdyshje se Edvin Rama nuk gëzon kurrfarë morali për të luajtur burrin e shtetit dhe nga dëshpërimi s’e nxjerrin dot as deklarata të papërgjegjshme si ato të Pandeli Majkos se, Shqipëria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, duke përhapur kështu një tjetër panik te banorët, pas telefonatave turpëruese të kryesocialistit se ka rrezik të çahen digat....