E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien ndjeshëm rastet e virozave gripale

Ka rënë ndjeshëm fluksi i pacientëve në spitalin pediatrik në Tiranë. Siç duket gripi, i cili javët e fundit ka prekur shumë femijë, ka filluar të iki. Sipas mjekut pediatër në spitalin pediatrik të Tiranës, Edmond Pistulli, virozat gripale kanë rënë ndjeshëm. Sipas tij, numri më i madh i pacientëve të paraqitur gjatë kësaj jave kanë qenë me alergji të ndryshme të kohës. Edmond Pistulli gjithashtu ka theksuar se ndihma e parë që u jepet fëmijëve në shtëpi nga prindërit është shumë e rëndësishme. Këshilla më e mirë sipas tij është se fëmijët duhet ruajtur në ndërrimin e ambienteve. Ndërrimi i temperaturave është një nga faktorët kryesorë që ndikon tek sëmundjet e fëmijëve, sidomos atyre nën moshën 3 vjeçare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›