E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatzënia, 10 shenjat më të zakonshme



Simptomat që nuk munden të gabojnë asnjëherë, shenjat që tregojnë hapur se kur një femër mundet të jetë shtatzënë

Disa gra janë të sigurta që janë shtatzënë që në momentin kur ndodh, për disa të tjera duhen 5 teste pozitive shtatzënie, së bashku me një sërë simptomash që të jenë vërtet të sigurta. Në qoftë se po mendoni se mund të jeni shtatzënë, shpresojmë që lista jonë e shenjave më të zakonshme të shtatzënisë t’ju ndihmojë që të gjeni përgjigjet që po shpresoni! Mos harroni, çdo grua është e ndryshme, kështu që ju mund të mos përjetoni që të gjitha nga 10 shenjat më të zakonshme.

Gjoks të ndjeshëm

Në qoftë se jeni shtatzënë, ju do të dalloni që gjoksi juaj do të jetë i ndjeshëm. Këtë do ta vini re rreth tri javë pas zënies së fëmijës, kur menstruacionet janë rreth 1 javë me vonesë. Ato mund të ndihen të fryra, ashtu siç fryhen kur pritet cikli mujor.

Njolla të vogla ose kontraktime

Në qoftë se jeni shtatzënë, njolla të vogla ngjyrë rozë mund të ndodhin në kohën e implementimit, kur embrioni mbillet (ngjitet) në mitër. Kjo ndodh rreth 8 deri në 10 ditë pas ovulacionit, pak më herët seç pritet cikli mujor. Ju mund të dalloni rrjedhjen e implementimit që është në formë njolle ngjyrë rozë dhe jo e trashë dhe e kuqe. Këto kontraktime mund të jenë të zakonshme në shtatzëninë e hershme. Derisa embrioni të vendosi pozicionin e tij dhe të mbështetet në kockën e pelvisit në tremujorin e parë, do të ketë kontraktime të ngjashme me ato të menstruacioneve. Në fakt, kontraktimet e mitrës janë një gjë e zakonshme dhe ndodhin vazhdimisht si gjatë ushtrimeve fizike, orgazmës ashtu edhe gjatë ndryshimeve të thjeshta të pozicioneve.

Errësimi i aoreolave

Në shtatzëninë e hershme gjatë kohës që prisni menstruacionet ju mund të dalloni që aoreolat (pjesa e errët që rrethon thithat e gjoksit) fillojnë të theksohen dhe të rriten në diametër. Besohet që ngjyra e errët e aoreolës ndihmon fëmijën e porsalindur të gjejë thithën për t’u ushqyer me qumësht.

Këputje ekstreme

Në qoftë se jeni shtatzënë, një simptomë shumë e zakonshme në javët e para është lodhja. Kur veza është fertilizuar në tubin fallopian, nis një udhëtim për në mitër që zgjat rreth 1 javë, ku edhe mbillet. Është pikërisht në këtë kohë që trupi juaj mund të ndjejë që ju jeni shtatzënë. Kur hormoni HCG është liruar, gruaja zakonisht përjeton një rritje temperature, po aq dramatike sa e para, por mund të ndihet rreth 1 javë deri në 12 ditë pas rritjes së temperaturës së ovulimit.

Marrje mendsh dhe të vjella

Në qoftë se jeni shtatzënë, ju do të përjetoni “sëmundjen e mëngjesit” që në javët e para të zënies. Përzierja dhe marrja e mendve mund të ndodhë në çdo kohë - ditën dhe natën.

Urinim i shpeshtë

Gjatë kohës që menstruacionet janë 1 ose 2 javë me vonesë, ju mund të zbuloni se po urinoni më shpesh se zakonisht. Kjo ndodh për shkak se fëmija që po rritet në uterus ushtron presion në fshikëzën tuaj.

Kapsllëk

Ju mund të ndjeni ndryshim në tretje. Hormonet e prodhuara me tepri gjatë shtatzënisë bëjnë që zorrët të jenë më të relaksuara.

Rritje të temperaturës bazë të trupit

Ju mund të jeni vërtet shtatzënë në qoftë se temperatura bazë e trupit qëndron e rritur edhe pas kohës që duhet të kishit menstruacionet dhe nuk ulet në nivelin pre-ovulacion (në këtë fazë temperatura ulet). Kur veza është fertilizuar në tubin fallopian, nis një udhëtim për në mitër që zgjat rreth 1 javë, ku edhe mbillet. Është pikërisht në këtë kohë që trupi juaj mund të ndjejë që ju jeni shtatzënë. Kur hormoni HCG është liruar, gruaja zakonisht përjeton një rritje temperature, po aq dramatike sa e para, por mund të ndjehet rreth 1 javë deri në 12 ditë pas rritjes së temperaturës së ovulimit.

Mungesë menstruacioni

Kjo mund të jetë shenja e parë e shtatzënisë, sidomos në qoftë se ju keni një cikël të rregullt. E kombinuar me shenjat e tjera pozitive, ju mund të jeni e sigurt se jeni shtatzënë edhe përpara se të bëni testin e posaçëm.

Testi i shtatzënisë

Në qoftë se cikli juaj mujor është qoftë edhe 1 ditë me vonesë ju jeni gati të njihni të vërtetën; të bëni një test shtatzënie në shtëpi. Një test urine mund të përdoret që 10 deri në 14 ditë pas fertilizimit. Në qoftë se nuk mund të prisni deri në mungesën e menstruacioneve, një test shtatzënie gjaku mund të bëhet që në 8 deri në 10 ditë pas fertilizimit. Kujto që testet e shtatzënisë nuk janë 100% të sigurta, as ato të gjakut. Në qoftë se rezultati është negativ dhe ju përsëri ndiheni shtatzënë, përsëriteni testin 1 javë më vonë. Nëse keni një vonese të ciklit ka shumë mundësi të keni mbetur shtatzënë. Një element që mund t’ju ndihmojë të përcaktoni këtë, është testi i shtatzënisë që arrin të jetë deri në 99% i saktë. Testet që ne blejmë në farmaci janë teste urinare që arrijnë të përcaktojnë sasinë e hormonit HCG (i cili nuk ekziston tek një femër joshtatzënë). Ky test ka në përmbajtjen e tij disa antitrupa që reagojnë në prani të hormonit HCG të shtatzënisë. Testi i shtatzënisë nga shumë femra bëhet në momente të ndryshme të ditës e megjithatë momenti më i përshtatshëm për ta bërë atë është mëngjesi, kur sapo jemi zgjuar nga gjumi, sepse në këtë moment urina është më e përqendruar. Evitoni të pini lëngje në sasi të mëdha para se të bëni testin e shtatzënisë, pasi lëngjet ulin sasinë e hormonit të shtatzënisë (HCG) dhe testi mund t’ju referojë kështu në një përgjigje të gabuar.

Testi i shtatzënisë mund të përdoret fare lehtë. Mjafton të vendosim testin në një flakon me urinë (të sapobërë), ose nën vetë kur urinojmë dhe mjafton të lexojmë përgjigjen rreth 3 minuta më pas, kur testi fillon të ndryshojë shenjat. Ngjyrimi i dritares së vogël të testit do të thotë se kemi prezencën e hormonit të shtatzënisë (HCG) në urinë. Nëse konstatoni se dritarja e vogël e testit nuk ngjyroset, atëherë nuk e keni kryer testin me saktësi dhe duhet ta përsërisni.

Shpesh herë testet e shtatzënisë bëhen në kushte shtëpiake, po nuk duhet harruar se nuk mund të bëhet menjëherë pas një raporti seksual të pambrojtur, sepse duhen të paktën 6–7 ditë derisa veza e fekonduar (nëse është fekonduar) pasi kalojë në gypin e fallopit të arrijë në mitër. Në këtë mënyrë embrioni duhet të pozicionohet mirë në mukozat e mitrës për të pasur kështu një fillim shtazani të shëndetshëm dhe të cilin mund ta përcaktojmë më pas me anë të testeve. Prandaj dhe duhet të presim 10 ditë pas fekondimit për të pasur një rezultat të besueshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›