E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien prurjet e emigrantëve, zhvlerësohet leku

Dollari dhe Euro kane fituar pike kundrejt monedhes vendase, lekut. Sipas Bankës së Shqipërisë per kete kane ndikuar edhe prurjet e emigranteve qe nuk kane qene ne nivelet e meparshme. Ky pakësim llogaritet aktualisht në rreth 28,2 për qind 

TIRANE-Të dy valutat kryesore të huaja më të kërkuara në tregun shqiptar, dollari amerikan dhe euro, kanë vazhduar të fitojnë terren ndaj lekut në shkëmbimet valutore në mënyrë sistematike gjatë javës së kaluar, në kushtet e prurjeve më të ulëta valutore nga emigrantët shqiptarë. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky pakësim llogaritet aktualisht në rreth 28,2 për qind. Rezultat i kësaj është fakti që, nga 87,7 lekë që blihej në fillim të vitit dhe 88,2 lekë që shitej, dollari amerikan në fundjavë është blerë me 101,6 lekë dhe është shitur me 102,3 lekë. Kuota e arritur nga dollari në shkëmbimet valutore ndaj lekut është ndër më të lartat e këtij viti. Vitin e kaluar, dollari arriti kuotën më të lartë në këmbimin me lekun në muajin nëntor, kur blihej me 97,6 lekë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për monedhën europiane, euro, që në fundjave është blerë në tregun valutor me 130 lekë dhe është shitur me 130,7 lekë. Në krahasim me datën 5 janar, kur një euro u ble me 123,3 lekë dhe u shit me 123,8, në fundjave në tregun valutor të kryeqytetit monedha europiane rezultoi me fitimin e 6,7 pikëve që nga fillimi i vitit. Euro arriti vitin e kaluar kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›