E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien remitancat me 6. 7 për qind, inflacioni shënon 3. 2 për qind

Fullani: Ulja e normës bazë të interesit me 0.25 për qind, favorizohen kreditë afatshkurta

Dërgesat e emigrantëve kanë rënë me 6. 7 për qind, ndërkohë që norma e inflacionit është mbajtur nën kontroll në vlerën e 3. 2 për qind. Investimet publike janë ulur me 33. 5 për qind ndërkohë që investimet e huaja kanë pësuar një rritje prej 25. 8 për qind. Gjendja

e ekonomisë shqiptare e pasqyruar në përqindje është pasqyruar dje nga Banka e Shqipërisë, e cila bën gjithashtu të ditur se ka vendosur uljen e normës bazë të interesit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani zyrtarizoi uljen e normës bazë të interesit në ekonomi. Ulja me 0,25 pikë të përqindjes e normës sipas tij  është bërë pas një shqyrtimi të detajuar të gjendjes ekonomike të vendit. Fullani ftoi bankat e nivelit të dytë që të reagojnë ndaj kësaj mase të Bankës Qendrore.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›