Bjeshkët e Nemuna në “Parqet ballkanike të paqes”
Nisma për shpalljen e një pjese të Bjeshkëve të Nemuna të Kosovës, “Prokletije” të Malit të Zi dhe Alpeve Shqiptare të Shqipërisë si Park Ballkanik i Paqes, ishte tema e takimit ndërmjet zëvendësministrit të MMPH-së të Kosovës, Idriz Vehapi dhe kryetares së Komitetit të Parkut Ballkanik të Paqes, Antonia Young.
Young ka thënë se Komiteti është duke zhvilluar aktivitet në Grykën e Rugovës, me femijët e asaj ane, siç janë kurset për mësimin e gjuhës angleze dhe realizimin e fotografive për bukuritë natyrore të alpeve të Rugovës, disa nga të cilat do të botohen në një kalendar, i cili do të dërgohet dhe shpërndahet në Britaninë e Madhe. “Ndihma dhe përkrahja jonë do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, tha Young.
Nga ana tjetër, zëvendësministri Vehapi tha se e përkrah plotësisht punën dhe iniciativën e këtij komitetit dhe se MMPH-ja për këtë projekt ndërkufitar ka përgatitur edhe fushën legjislative dhe se ekziston gatishmëria e plotë politike për shpalljen e Parkut të Paqes në trekëndëshin Kosovë, Mali i Zi dhe Shqipëri.
“Sapo të aprovohen ligjet përkatëse, ne si Ministri do të vazhdojmë punën në terren, ku përmes debateve publike, banorëve të atyre pjesëve do t’ua shpjegojmë përfitimet që ata do t’i kenë. Jam shumë i bindur se në një park të tillë do të ketë interesim të madh për investime, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e banorëve të asaj ane, por edhe të vendit tonë në përgjithësi. Është koha e integrimeve, prandaj Parku i Paqes ka pasur dhe do ta ketë mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës, tha Vehapi.