E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kërkon borxhe, kompanitë celulare 5. 5 milionë dollarë gjoba të pashlyera

AMC dhe Vodafon mbajnë peng gjobën e Autoritetit të Konkurrencës për tre vjet

Në kohën kur buxheti i shtetit ndodhet në krizën më të madhe financiare që prej vitit 1997 dy kompanitë celulare në treg mbajnë peng 5. 5 milionë dollarë gjobë të vendosur që prej vitit 2008. As përmbarimi dhe as Autoriteti i Konkurrencës nuk kanë marrë asnjë

masë për ekzekutimin e vendimit, i cili tashmë i ka kaluar dy shkallët e gjyqësorit dhe ka marrë formën e prerë. Autoriteti i Konkurrencës gjobiti me 5,5 milionë dollarë dy kompanitë e telefonisë celulare AMC dhe Vodafon, për shkelje të rregullave të tregut. Në 26 nëntor të vitit 2007 këto dy kompani të shërbimit celular, si edhe Albtelekom-i, janë vendosur nën vëzhgim të pandërprerë për mënyrën se si po sillen në tregun e veçantë të telekomunikacioneve.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›