E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: BSH ul normën e interesit

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Guvernatori, Ardian Fullani, sipas të cilit vendimi nga Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, u mor duke analizuar ekonimnë e vendit.

“Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje. Zhvillimet ekonomike dhe monetare në 3 mujorët e parë të vitit kanë qenë në linjë me aktivitetet e BSH. Aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje pozitive, balancat e jashtme të ekonomisë janë përmirësuar dhe tregjet financiare kanë pasur një performancë më të mirë”, ka pohuar Fullani.

Më tej, ai ka shtuar se ecuria e ekonomisë shqiptare mund të konsiderohet si pozitive, megjithësë ka pranuar edhe problemet e shumta në këtë drejtim. “Ekonomia shqiptare i është ritkhyer rritjes. Pas aktivitetit të dobët ekonomik të muajve të parë të 2010, ekonomia ka pasur rritje ekonomike pozitive gjatë gjysmës së parë të vitit. Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 2%”, ka theksuar Fullani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›