E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien shpenzimet

Shpenzimet e transferimeve ndërkombëtare kanë pësuar rënie prej 34 % në nivelin e përgjithshëm brenda gjashtë muajve të fundit, ka njoftuar Federata Botërore e Futbollit, FIFA. Për 4973 transferime rreth botës u paguan 371 milionë funte. Shifrat e publikuara u referohen transferimeve ndërkombëtare dhe nuk llogaritin shpenzimet “vendore” mes dy klubeve nga i njëjti shtet.

Shpenzimet e transferimeve ndërkombëtare kanë pësuar rënie në nivelin e përgjithshëm brenda gjashtë muajve të fundit, ka njoftuar Federata Botërore e Futbollit, FIFA. Marrëveshjet e transferimeve kanë rënë për 9 % në gjashtë muajt e parë të vitit 2012, por vlera e tyre e përgjithshme ka shënuar zbritje edhe më të madhe, 34 %.

Për 4973 transferime rreth botës u paguan 371 milionë funte. Rënia mund të jetë shenjë e problemeve të ekonomisë globale dhe rregullave të ardhshme të UEFA-s (fair-playit financiar).

Shënimet janë publikuar nga organizata Transfer Matching System (TMS) në kuadër të FIFA-s, që përdor teknologjinë moderne elektronike me synim të llogaritjes transparente dhe ligjore të transferimeve në klubet ndërkombëtare.

“Do të shohim se çka ndodh në korrik dhe gusht, kur intensifikohet tregu evropian, të mësojmë nëse kjo është vetëm një rënie momentale ose pjesë e një trendi të vazhdueshëm”, tha Isabelle Solal, kreu i TMS-s për BBC News.

“Megjithatë, nëse nga unë do të kërkohej të përmendja arsyet, do të them se është rezultat i recensionit ekonomik dhe ndikimit të sanksioneve të UEFA-s për fair-play financiar. Klubet janë duke bërë përpjekje të balancojnë llogaritë, por gjërat do të jenë më të qarta në shtator”, shtoi ajo.

Shifrat e publikuara u referohen transferimeve ndërkombëtare dhe nuk llogaritin shpenzimet “vendore” mes dy klubeve nga i njëjti shtet. Pesë ligat më të mëdha evropiane, Anglia, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja, kanë afatin kalimtar të verës nga 1 korriku deri më 31 gusht.

Dhe, me shumicën e marrëveshjeve të kryera në pjesën e parë të vitit gjatë afatit kalimtar dimëror, këta janë dy muajt kur bëhen shpenzimet më të mëdha në përforcime. Rregullat e fair-play financiar janë vendosur nga Federata Evropiane e Futbollit për t’u përkujdesur që klubet të shpenzojnë në proporcion me të hyra, në vend se të marrin hua nga bankat ose pronarët e pasur.

TMS është një sistem online i regjistrimit të transferimeve ndërkombëtare dhe ka zëvendësuar metodën e kaluar të dokumentacionit të bazuar në letra. Në mënyrë që transferimi të konfirmohet, klubet e përfshira duhet të paraqesin informacionet në sistemin TMS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›