Rindërtimi i Interit

Por, as shitja e ndonjë individi duket sikur nuk mjafton për të vënë bazë për të ardhmen dhe respektuar rregullat e fair-playt financiar të UEFA-s. ‘Receta’ e duhur është zvogëlimi i pagave dhe formimi i një projekti për të ardhmen, përfshirë ndërtimin e një stadiumi të ri.
Mediet italiane raportojnë se Interi ka arkivuar suksesin e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho dhe tani ka një plan tjetër: balancimin e financave dhe krijimin e një skuadre të re.
Nerazzurrët kanë bërë lëvizje të ndryshme, si nga aspekti i largimeve, ashtu edhe ai i përforcimeve. Mbrojtësi Lucio ka kaluar në Juventus, Diego Forlanit i është shkëputur kontrata, kurse njësoj si me uruguaianin pritet të ndodhë edhe me portierin Julio Cesar dhe Dejan Stankovic.
Maicon mund të shitet në Real Madrid. Kurse si përforcime kanë ardhur sulmuesi Rodrigo Palacio, portieri Samir Handanovic dhe mbrojtësi Matias Silvestre. Nuk mbaron me kaq, Moratti ka deklaruar: “Duhet të kthejmë një faqe të re, punët vazhdojnë”.