Rama mbetet në Orebro

Sulmuesi kosovar ka ndryshuar mendjen pasi trajner i ri i ekipit është bërë Per-Ola Ljungberg, i cili ka zëvendësuar të shkarkuarin Bostrom Sixten.
“Pas emërimit të trajnerit të ri, besimi më është kthyer. Unë nuk kisha besimin e trajnerit të kaluar, por tani jam i lumtur. Tani dua të qëndroj këtu dhe ta ndihmoj klubin të mbijetojë. Kjo është e vështirë, por kjo është ajo që dua”, ka thënë ai për mediat suedeze.
Rama sezonin e kaluar ishte njëri ndër lojtarët kryesor të Orebros, pasi ishte transferuar nga skuadra gjermane Hannover ’96. Mirëpo, me fillimin e sezonit të ri mitrovicasi mbeti në bankinë pas tashmë ish trajneri i Orebros Bostrom Sixten e kishte lënë atë vazhdimisht në bankinë pa ndonjë arsye.
Tani Rama do ta ketë edhe përkrahjen selektorit të përfaqësueses së Kosovës,Albert Bunjakun, i cili ditë më parë është emëruar ndihmës i Ljungbergut.