E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien te ardhurat, -5.4% me pak sesa planifikimi i tyre

Gjate gjashte muajve te pare te ketij viti, ne teresi, totali i te ardhurave te mbledhura per buxhetin e shtetit, figuron te jete me i ulet se planifikimi i bere rreth tyre. Referuar treguesve fiskale te ministrise se Financave, -5.4% shenohet niveli renes i tyre, ne krahasim me parashikimin. Sikunder, rezultojne ne renie edhe te ardhurat nga tatimet dhe doganat se bashku, me -6.2%. Konkretisht, nga 170.059 milione leke qe ishin planifikuar prej eksperteve te Financave qe te siguroheshin si te ardhura totale per buxhetin, eshte mundur te mblidhen vetem 160.933 te tilla. Por ajo cka eshte pozitive, rreth ketij treguesi, mbetet fakti se duke e krahasuar ate, me te njejten periudhe te nje viti me pare, ai rezulton te jete me i larte. Kujtojme se vitin e kaluar, figuruan 155.257 milione leke te mbledhura ne total si te ardhura per arken e buxhetit, shifer kjo qe figuron te jete me e ulet se ajo e sivjetshmja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›