E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE nuk e ndryshon normen baze te interesit, e le 0.75%

Norma baze e interesit per monedhen europiane vazhdon qe te mbetet e pandryshuar, perkatesisht ne nivelin prej 0.75%. Ky eshte vendimi me i fundit i marre nga Banka Qendrore Europiane, sipas te ciles, nje ndryshim i kesaj norme nuk eshte i nevojshem per momentin, edhe pse Eurozona eshte duke perjetuar efektet negative te krizes financiare. E nese nje gje e tille do te ndodhte, kjo do te ishte hera e katert ne me pak se nje vit qe ulet kostoja e monedhes se perbashket. Veprim ne fakt, qe e ka ndermarre disa here gjate koheve te fundit edhe Banka e Shqiperise per monedhen vendase, lekun, duke e cuar normen baze te interesit te tij, aktualisht ne 4.%. Nderkaq, nga ana e tij, kreu i Bankes Qendrore Europiane, Mario Draghi, ka bere te ditur se rritja ekonomike do te vijoje te rimekembet ne menyre graduale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›