E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi ne universitetet private, afatet dhe procedurat Luljeta Ndoka



Ministria e Arsimit publikon datat e regjistrimit te te gjithe kandidateve qe duan te nisin studimet e larta ne institucionet arsimore private. Gjithashtu, udhezimi parashikon edhe dokumentet qe ata duhet te dorezojne, si dhe procedurat per transferimin e studimeve nga universitetet private, drejt universiteteve te tjera private apo edhe publike. Keshtu, udhezimi percakton se jane Institucionet private te arsimit te larte ato qe organizojne procesin e pranimit dhe te regjistrimit te kandidateve ne programet e studimit te ciklit te pare dhe/ose te ciklit te dyte. Ndersa procesi monitorohet nga rektori i cdonjerit prej institucioneve. Aplikimi per regjistrim dhe regjistrimi ne programet e studimit te ciklit te pare dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, ne institucionet private te arsimit te larte privat te kryhet deri me date 15 nentor 2012. Per aplikim, kandidati duhet te dorezoje nje sere dokumentesh. Behet fjale per Diplomen e Matures Shteterore se bashku me certifikaten e notave ose deftesen e shkolles se mesme te fituar jashte vendit, te vleresuar te barasvlershme me te ne Shqiperi; deftese pjekurie te shkolles se mesme (kandidatet qe kane perfunduar shkollen e mesme perpara vitit 2011); si edhe certifikaten perkatese, te leshuar nga Agjencia Kombetare e Provimeve, qe verteton se ka fituar provimet me zgjedhje. Dokumenti tjeter eshte ai i identifikimit, si karte identiteti, leternjoftim ose pasaporte. Ne dosje mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit. Gjithashtu, duhen dorezuar edhe 2 fotografi. Shtetasit e huaj duhet te paraqesin edhe lejen e qendrimit ne Shqiperi (kopje e noteruar), dokumentin qe verteton njohjen e gjuhes shqipe, fituar ne Fakultetin e Filologjise te Universitetit te Tiranes (per rastet kur regjistrohet ne nje program studimi qe zhvillohet ne gjuhen shqipe), si dhe dokumentin qe verteton njohjen e gjuhes se huaj ne menyre nderkombetare, ne te cilen zhvillohet programi i studimit ku regjistrohet kandidati. Perjashtim ben vetem rasti kur gjuha e huaj eshte gjuha zyrtare e shtetit nga vjen kandidati. Ne qofte se kandidati nuk ka deftese pjekurie te shkolles se mesme, duhet te paraqese dublikate te defteses se pjekurise, te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme ku ka perfunduar shkollen dhe te konfirmuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale Zyra Arsimore ose listen e notave te shkolles se mesme leshuar nga Arkivi Qendror i Shtetit. IAL-te private i dergojne Agjencise Kombetare te Provimeve (AKP), brenda dates 30 nentor 2012, nje liste te studenteve te regjistruar, ne forme shkresore dhe elektronike. Ndersa AKP-ja, brenda dates 30 dhjetor 2013, u dergon IAL-ve private listen perkatese me numrat e matrikullimit te studenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›