E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ne ndertojme rruge, opozita perpiqet t'i bllokoje Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka marre pjese dje ne perurimin e 38 kilometrave te para te segmentit rrugor Levan-Dames pjese e superstrades Levan-Tepelene. Gjate fjales se tij kryeministri ka vleresuar investimit e bere ne kete rruge nderkohe qe ka theksuar faktin se nga viti 2005 e ne vazhdim qeveria ka asfaltuar gati 10 mije kilometra rruge ne fshatra e qytete, nderkohe qe opozita nga ana e saj ka bere te pamunduren per te bllokuar projektet e qeverise ne infrastrukture. "Ne ndertojme rruget, ata perpiqen te bllokojne rruget. Nuk votuan ne Parlament shtesen qe u kerkua per ndertimin e kesaj rruge. Nuk votuan sepse donin me cdo kusht te bllokonin perfundimin e tyre para zgjedhjeve. Donte me cdo kusht z. Rama qe te shkonte ne Vlore nga rruga e vjeter. Le te shkoje. Nuk e mora vesh pse nuk e votuan, por mesa duket kishin problemin qe te mos i inauguronim para zgjedhjeve" u shpreh kryeministri. Duke mbetur tek qendrimi bllokues i opozites, Berisha i ka kujtuar kryetarit te PS-se Rama se pavaresish qendrimeve bllokuese te tij, qeveria do te inauguroje rruge e investime te reja ne cdo skaj te vendit duke mbajtur keshtu premtimet e bera para qytetareve shqiptare. "Ne para zgjedhjeve do te shkojme ne Memaliaj, ne do te shkojme ne Elbasan para zgjedhjeve, ne do te fillojme tunelin e Qafe-Murrizit para zgjedhjeve, ne do inaugurojme rruge ne te kater anet e vendit dhe do te vazhdojme ne menyre te pandalshme zhvillimin e ketij vendi", u shpreh kreu i qeverise. Berisha ka shtuar se potenciali me i madh i vendit nuk eshte bllokimi por zhvillimi. Sipas tij investimet ne shkolla, ujesjellsa e infrastrukture moderne do te jene themeli i nje mandati te ardhshem drejt te cilit do te shkoje Shqiperi per te kapur nivelin e vendeve te zhvilluara. Duke u ndalur tek rruga e inauguruar, e cila prek tre qare te medha si Fierin, Gjirokastren dhe Vloren, kryeministri eshte shprehur se, ndertimi i nje rrjeti rrugor modern eshte kushti me themelor per nje Shqiperi te zhvilluar e moderne, nderkohe qe ka siguruar banoret e ketyre zonave se investimet do te vijojne ashtu sic ka ndodhur deri me tani, ku nga viti 2005 e ne vazhdim, jane investuar mbi 1.8 miliard dollare. Per kryeministrin investimet ne rruge jane mbi te gjitha punesim, sepse rruget jane korridoret e energjise se tregut, rruget shkurtojne distanca dhe ju krijon mundesin investitoreve te investojne jashte Tiranes per shkak te lehtesirave qe ju jep rruga. Berisha ka premtuar se qeveria e tij do te beje gjithcka qe te asfaltoje kudo dhe ne te gjithe vendin. Ku jetojne shqiptare te kene rruge te asfaltuara eshte shprehur ai. "Kjo eshte "Leva e Arkimedit" per te nxjerre njerezit nga varferia, per te bere te vlefshme token e tyre aty ku jane, per te bere qe te punojne dhe te prodhojne dhe te permiresojne jeten e tyre" tha kryeministri. Kryeministri theksoi me tej se investimet ne infrastrukture jane vleresuar edhe nga Institucioni i Statistikave te Bashkimit Evropian, i cili ka deklaruar se gjate ketyre viteve Shqiperia ka ndertuar rruge, autostrada dhe superstrada me shume se te gjitha vendet e rajonit te marra se bashku.

Investimet ne qarkun Fier, Vlore e Gjirokaster mbi 1.8 miliard dollare

Tre qarqet kryesore te jugut kane qene ne vemendjen kryesore te qeverise e cila nga vitin 2005 e ne vazhdim ka investuar ne keto tre qarqe mbi 1.8 miliarde dollare. Kreu i qeverise ka bere te ditur se, jane ndertuar 1400 km rruge, me nje vlere 700 milione dollare, 565 km rruge kombetare dhe 835 km rruge rajonale e rurale, ndersa 200 km jane autostrade, pjese te korridorit Jug - Veri, me vlere 280 milione dollare. Berisha tha se, ketu perfshihen autostradat Lushnje -Fier, Levan - Vlore, superstradat Levan - Tepelene, Gjirokaster - Tepelene, Kardhiq - Delvine dhe Sarande (Krane) - Qafe Bote. Gjithashtu, jane ndertuar 210 shkolla e kopshte, 280 sisteme te ujit te pijshem e kanalizime, 177 qendra shendetesore e ambulance. Jane restauruar 80 objekte te trashegimise. Jane subvencionuar 4600 hektare me ullinj, dru frutore sera e vreshta. Jane investuar 700 milione dollar per fuqizimin e rrjetit dhe rehabilitimin e nenstacioneve elektrike te qarkut, si dhe ne ndertimin e TEC dhe HEC -ve te rinj.

Segmenti rrugor Levan-Dames pjese e Korridorit Veri - Jug

Superstrada Levan - Tepelene eshte pjese e Korridorit Veri - Jug dhe ka nje gjatesi totale prej 70 km, nje investim prej 70 milione euro, financuar nga BERZH/BEI. Kjo superstrade eshte e ndare ne dy seksione: Levan -Dames, perfundimi i te ciles u inaugurua dje dhe Dames - Memaliaj qe pritet te perfundoje se shpejti. Segmenti rrugor Levan-Dames eshte realizuar me nje investim prej 42 milione euro. Ai ka nje gjatesi prej 38 kilometra, gjeresi 10.5 metra, superstrade me 2x1 kalime. Ky segment shkurton me rreth 30 minuta rrugen nga Fieri ne Fratar dhe me rreth 1 ore rrugen Fier - Memaliaj. Ne kete seksion rrugor jane ndertuar 15 ura, me gjatesi totale prej afro 500 m dhe 35 vepra te tjera.

Treguesit e rruges

Gjatesia e rruges eshte 38 kilometra

Gjeresia e rruges eshte 10.5 metra

Superstrada eshte me 2x1 kalime

Jane ndertuar 15 ura me gjatesi afro 500 metra

Distanca qe shkurtohet eshte rreth 1 ore

Levan-Dames ka kushtuar rreth 42 milion euro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›