Bien të ardhurat nga emigrantët, BSH: Në 2009, rënia 6.1%
Kriza ekonomike botërore ka ulur ndjeshëm të ardhurat nga emigrantët. Sipas të dhënave të BSH, gjatë pjesës së parë të këtij viti të ardhurat nga emigrantët kanë qënë 6.1% më pak se vitin e kaluar.
TIRANE-Ashtu sic pritej, kriza ekonomike globale ka ulur ndjeshëm të ardhurat nga emigrantët. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë pjesës së parë të këtij viti, këto dërgesa arrijnë në vlerën e 394 milionë eurove, duke shënuar një rënie prej 6.1% ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Pasojat e rënies së të ardhurave nga emigrantët do ti vuajnë mijra familje në Shqipëri, të cilat ia kanë këto dërgesa burimin e vetëm të jetesës.
Por ekspertët parashikojnë të tjera pasoja nga rënia e të ardhurave nga emigrantët. Sipas tyre do të preken bizneset, investimet, dhe rrjedhimisht edhe financat e shtetit.
“ Ajo që do të japi efekt negativ më të shpejtë janë ulja e kapaciteteve për investime të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Rënia e remitancave do të pakësohet menjëherë në pakësimin e investimeve. Në makroekonomi gjërat janë të lidhura në mënyrë zinxhire dhe si rezultat do të fillojë të ulet punëzënia, do të rritet varfëria. ”shprehet ekspertja e Ekonomisë, Luljeta Minxhozi.
Të ardhurat nga emigrantët kanë zbritur këtë vit në nivelin më të ulët që prej vitit 2006. Ekspertët e kishin parashikuar këtë situatë, si pasojë e prekjes së emigrantëve shqiptarë nga kriza ekonomike botërore.
(e.n/News24/BalkanWeb)