E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastra pa energji, digjet transformatori

Mësohet se transformatori, një ndër kryesorët në furnizimin me energji të Gjirokastrës, ka marrë flakë pas një shpërthimi duke lënë pa energji të gjithë qytetin. Ka nisur puna për zëvendësimin e tij. 

GJIROKASTËR- Digjet transformatori i nënstacionit elektrik në Gjirokastër, duke lënë pa energji pothuajse të gjithë qytetin. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se transformatori, një ndër kryesorët në furnizimin me energji të Gjirokastrës, ka marrë flakë pas një shpërthimi.
Forca të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
Ndërkohë ka nisur puna për zëvendësimin e transformatorit me një tjetër, cka do të bëjë të mundur rikthimin e energjisë. Punimet pritet të zgjasin më tepër se 3 orë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›