E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother 4 Ja profilet e pretendenteve per banore

Prej tri ditësh, publiku ka filluar të njohë nga pak pretendentët për banorë të shtëpisë më të famshme në vend. 15 aspirantët kanë nisur të tregojnë për eksperiencat e tyre gjatë bisedave me njëri-tjetrin. Më poshtë ju njohim me profilet përkatëse dhe detajet e përmbledhura nga jeta e tyre

Ogreni
Mosha: 26 vjeç
Vendlindja: Vlorë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: I lartë, Ekonomi
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Operator fluturimesh në Rinas
Karakteristika: I komunikueshëm, me karakter të fortë, i shoqërueshëm. Di të imponohet kur duhet dhe e bën me takt. Është folës dhe dëgjues i mirë.
Hyn në “Big Brother”: Për të ndryshuar monotoninë e përditshme.

Marieli
Mosha: 23 vjeç
Vendlindja: Durrës
Vendbanimi: Viçenza, Itali
Arsimi: I lartë, Marketing
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Wrestler
Karakteristika: I qetë, i edukuar dhe shumë social. Megjithëse praktikon sportin e rëndë të keçit, ka një karakter të butë. Është shumë i lidhur me familjen.
Hyn në “Big Brother”: Për të njohur më mirë gjeneratën e tij që jeton në Shqipëri, sepse ka kohë që është shkëputur nga realiteti shqiptar.

Imelda
Mosha: 25 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: I mesëm
Gjendja civile: Beqare
Profesioni: Parukiere
Karakteristika: Energjike, pa kompleks, me karakter të fortë. E hapur me të gjithë dhe e sinqertë. Është mjaft luftarake. Kur kërkon diçka, i shkon deri në fund.
Hyn në “Big Brother”: Sepse i pëlqen shumë bota e televizionit dhe mendon se ka aftësi për të qenë pjesë e saj.

Alma
Mosha: 29 vjeç
Vendlindja: Shkodër
Vendbanimi: Itali
Arsimi: I lartë, Shkenca Politike
Gjendja civile: Beqare
Karakteristika: E ndershme, e vendosur, nevrike. E konsideron veten lider. Kërkon të jetë në qendër të vëmendjes dhe ia arrin me sukses.
Hyn në “Big Brother”: Sepse kërkon një eksperiencë ndryshe për jetën e saj. E tërheq televizioni.

Mirjeta
Mosha: 23 vjeç
Vendlindja: Shkodër
Vendbanimi: Londër
Arsimi: I mesëm, Profili Ekonomik
Gjendja civile: Beqare
Profesioni: Menaxhere
Karakteristika: Beson tek vetja dhe tek parimet e saj. Ka një karakter të veçantë që do ta ndajë me të gjithë. Është optimiste dhe gjithnjë në kërkim të eksperiencave të reja.
Hyn në “Big Brother”: Sepse do të njohë njerëz të rinj dhe të përballet me kulturat e ndryshme shqiptare.

Klodiana
Mosha: 19 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: I mesëm, Hoteleri-Turizëm
Gjendja civile: Beqare
Karakteristika: Është e çiltër, di t’u bëjë ballë situatave të vështira dhe i pëlqen shumë të luajë.
Hyn në “Big Brother”: Sepse e tërheq formati, i duket argëtues dhe mund t’i ofrojë njohje të reja.

Toros
Mosha: 37 vjeç
Vendlindja: Durrës
Vendbanimi: Durrës
Arsimi: I mesëm
Gjendja civile: Beqar
Karakteristika: Debatues, i paparashikueshëm dhe spontan. E konsideron veten si një personalitet të papërsëritshëm. Është lojtar i mirë dhe dinak.
Hyn në “Big Brother”: Për të provuar një ndjesi të re, për të shfaqur strategjitë e tij dhe për të luajtur me të gjithë.

Hënes
Mosha: 24 vjeç
Vendlindja: Vlorë
Vendbanimi: Vlorë
Arsimi: I lartë
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Menaxhon një biznes familjar
Karakteristika: Surprizues, i këndshëm dhe i përshtatshëm me çdo lloj ambienti. Ka energji të pashtershme që do t’i ndajë me të gjithë.
Hyn në “Big Brother”: Për të treguar eksperiencat e veta, për të bërë qejf dhe për të njohur njerëz të rinj.

Ergysi
Mosha: 24 vjeç
Vendlindja: Lushnjë
Vendbanimi: Shkodër
Arsimi: I lartë
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Aktor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës
Karakteristika: Ka shpirt artisti. Arti për të nuk është thjesht një pasion, por është mënyrë jetese. Befasues dhe i paparashikueshëm.
Hyn në “Big Brother”: Për t’i shtuar CV-së së tij një eksperiencë të re, për të realizuar një ëndërr dhe për të përmirësuar të ardhmen e tij.

Alkena
Mosha: 22 vjeç
Vendlindja: Pejë
Vendbanimi: Prishtinë
Arsimi: I lartë, Psikologji
Gjendja civile: Beqare
Karakteristika: Energjike dhe gjithmonë pozitive. I pëlqen debati dhe politika. E konsideron veten si polemizuese, të aftë gjithnjë për debat.
Hyn në “Big Brother”: Për të shfaqur një imazh ndryshe të vajzës kosovare dhe për të fituar famë.

Fatjona
Mosha: 22 vjeç
Vendlindja: Dibër e Madhe, Maqedoni
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: I lartë, Master Shkenca Sociale
Gjendja civile: Beqare
Karakteristika: Adhuron sfidat, vështirësitë që kalon njeriu për të arritur një triumf. Mendon se është e aftë para kamerave dhe e shpenguar për të provuar gjithçka.
Hyn në “Big Brother”: Sepse do bënte çdo gjë për të qenë pjesë e këtij reality show. Është një ëndërr e madhe për të.

Emilio
Mosha: 28 vjeç
Vendlindja: Korçë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: I lartë
Gjendja civile: Beqar
Karakteristika: Është i aftë të sfidojë veten mes karaktereve të ndryshme brenda në shtëpi. I pëlqen ironia dhe bën humor me të gjithë.
Hyn në “Big Brother”: Për të ndryshuar realitetin që po jeton, i cili nuk i ofron shumë mundësi për të gjetur veten.

Neda
Mosha: 20 vjeç
Vendlindja: Kavajë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: I lartë, Filozofi
Gjendja civile: Beqar
Karakteristika: Ka shpirt të lirë, është e përshtatshme dhe elastike me çdo situatë. Filozofia dhe të shkruarit janë dy zhanre ku e gjen veten shumë mirë.
Hyn në “Big Brother”: Për të bërë një lloj eksperimenti me veten. I pëlqen ideja e të qenit një “kavie” eksperimentale.

Olger
Mosha: 26 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: I lartë
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Këngëtar hip-hopi, producent muzikor.
Karakteristika: Ka jetuar për një kohë të gjatë në Amerikë, ku është përballur me kultura nga më të ndryshmet. Kjo do ta ndihmojë edhe në qëndrimin e tij në shtëpinë e “Big Brother”.
Hyn në “Big Brother”: Sepse pëlqen sfidat, aventurat dhe njohjet e reja.

Vladimir
Mosha: 42 vjeç
Vendlindja: Selenicë e Vlorës
Vendbanimi: Itali
Arsimi: I mesëm
Gjendja civile: I martuar, me 2 fëmijë.
Profesioni: Biznesmen, asistent ligjor.
Karakteristika: Fjala është arma e tij më e fortë. Është poet dhe nuk rri kurrë pa folur e pa shkruar. I komunikueshëm dhe tolerant.
Hyn në “Big Brother”: Sepse mendon se në ekran del shumë bukur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›