E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Erioni dhe Klodi debatojnë për gjelin

06/05/10 13:17

Banorët nuk kanë fjetur mirë sepse gjeli ka kënduar gjatë gjithë natës duke u prishur gjumin banorëve. Në mëngjes gjeli futet brenda në shtëpi dhe fillon të këndojë disa herë edhe aty. Erioni zgjohet dhe kur shkon në kuzhinë sheh gjelin në sallon dhe fillon që ta nxjerrë jashtë duke e trembur. Veprimet e tij acarojnë Klodin i cili i thotë se nuk ka pse të keqtrajtojë gjelin, për më tepër që në rast se kjo ndodh ata do të humbin provën e javës. Erioni i acaruar i thotë se atij i intereson më tepër gjimi sesa prova. Kështu mes Erionit dhe Klodit lind një debat. Klodi i thotë ai duhet të mendojë për të gjithë sepse prova është e përbashkët dhe nëse atij nuk i intereson nëse e humbasin, të tjerëve u intereson madje shumë. Erioni i thotë se ata mund të humbasin provën pasi edhe që ti fusin kafshët brenda, nuk lejohet. Klodi kishte thënë një ditë më parë se atij i vjen keq për kafshët prandaj i fut brenda në shtëpi edhe pse e di që mund të humbasin provën. Erioni i thotë se nuk do që ta shikojë më gjelin brenda në shtëpi dhe i drejtohet Klodit duke i thënë kur ty të vjen keq për kafshët, nuk të intereson prova, ndërsa kur mua më prishet gjumi të intereson prova. Më pas Erioni del jashtë dhe e diskuton të njëjtën çështje edhe me Mandin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›