E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, nis puna për shëtitoren Taulantia

Ka nisur puna për rehabilitimin e shëtitores Taulantia në Durrës, e cila pas përfundimit do të jetë tërësisht pedonale. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u shpreh: Ky është një nga investimet më të rëndësishme që ndikon pozitivisht në imazhin turistik të qytetit. Dako tha: "Kjo është një shëtitore shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Durrësit, të cilët pas përfundimit të rikonstruksionit, do të gjejnë në këtë shëtitore një ambient modern e çlodhës. Po kështu, ky rikonstruksion do të ndikojë pozitivisht edhe në imazhin turistik të qytetit", - tha ai. Sipas Dokos, në këtë rikonstruksion do të kombinohen materiale shumë cilësore, granit, ndriçime dekorative të veçanta dhe punime druri, gjë që do të japë një pamje tepër moderne kësaj shëtitoreje. Zona për të cilin është kryer studimi, ka një sipërfaqe prej rreth 15 000 metrash katrorë, nga të cilat 3000 metër katrorë janë sipërfaqe që do të shtrohen me pllaka të veçanta gjatë gjithë gjatësisë prej 300 metër të kësaj shëtitoreje që do të rikonstruktohet. Fondi për këtë rikonstruksion është 49 866 343 lekë dhe afati i përfundimit të punimeve do të jetë muaji nëntor i vitit 2010.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›