E Diel, 1 Nëntor 2026

Big Brother Albania Erioni dhe Klodi ngacmohen me fjalë

12/05/10 17:21

Jetmiri dhe Erioni qëndrojnë buzë pishinës dhe Jetmiri pyet Erionin se çfarë i ka thënë Klodi për miqësinë e tyre. Erioni tregon se Klodi i ka thënë me ironi që Jetmiri dhe ai (Erioni) do të vazhdojnë të qëndrojnë dhe jashtë shtëpisë kaq afër dhe Erioni shprehet se ai i është përgjigjur të mos merret me ata dhe miqësinë e tyre. Jetmiri shton se Klodi dhe të gjithë të tjerët po komentojnë për shoqërinë e tyre, por është më mirë që të shijojnë ditët që u kanë mbetur sesa të përqëndrohen tek ata.
Më pas Klodi i thotë Erionit se fjalët e tij nuk janë dëgjuar mirë dhe ai i përgjigjet me ironi se po bënte disa plane me Jetmirin se kë do të nominojnë dhe prandaj ka folur me zë të ulët. Klodi shprehet se atij nuk i intereson se çfarë po thoshte Erioni dhe më pas ata kapen me fjalë me njëri-tjetrin. Erioni thotë:- Ju artistat flisni shumë bukur dhe Klodi i përgjigjet se artistët i ofrojnë punë gazetarëve, duke nënkuptuar punën që ka bërë Erioni si gazetar. Erioni i përgjigjet Klodit se ai është marrë me politikën gjithmonë e jo me artin e të dy vazhdojnë komentet, ndërkohë që Jetmiri i thotë Erionit që të mos vazhdojë ti kthejë përgjigje Klodit. Ky i fundit thotë se nuk mund të flasë me një gazetar të tillë dhe Erioni i përgjigjet se po të ishin të gjithë gazetarët si ai, do të ishte shumë ndryshe.
Më pas Klodi laargohet, dhe Jetmiri i thotë Erionit se Klodi kërkon ta ngacmojë dhe Erioni nuk duhet të lodhet me të.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›