E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH: Shkak për helmimin, uji i pijshëm



Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nga analizat e bëra në lidhje me helmimin masiv në Ballsh, burimi i infeksionit ka qenë uji i pijshëm. Specialisti Pëllumb Pipero ka theksuar gjithashtu se situata emergjente ëshë kapercyer dhe se nuk është shtuar numri i rasteve të shtruara. Sipas tij , pas marrjes se mostres , përjashtohet virusi i Shigelozes apo si njihet ndryshe Dizanteria , por edhe Salmonela që njihet ndryshe si Tifo. Ndërkohë konfirmohet se viruset që janë gjetur janë noravirus dhe esha kole. Pëllumb Pipero ka deklaruar gjithashtu se sasia e klorit e gjetur në ujë ka qenë më e vogël se mesatarja.

Specialisti Pëllumb Pipero i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos ndërhyjnë pa leje në sistemin e ujësjellësit, sepse kjo gjë mund të sjellë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›