E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria & Kultura | 12.05.2010

Fjala ekumenizëm vjen nga fjala e greqishtes së vjetër oikein, që do të thotë e gjithë "bota e populluar". Krishtërimi i hershëm përshkruante me të të gjithë kishën. Për këtë arsye, të shtatë këshilltarët e parë quhen këshilltarë ekumenikë, sepse nuk kishte ende besime të ndryshme kristiane.

Pas ndarjes së kishës në kishë të lindjes dhe të perëndimit në shekullin e 11-të dhe pas Reformacionit në shekullin e 16-të, prej së cilit lindi kisha protestante, fjala mori një kuptim të ri. Qëllimi i ekumenizmit të kohës së re është bashkimi i përbotshëm i kishave, por qëllimi parësor janë përpjekjet për unitetin e të krishtërimit të ndarë. Bashkëpunimi ekziston në rradhë të parë në ato fusha, që janë të pamohueshme qoftë nga juridiksioni kishtar, qoftë nga etika e besimit. Në këtë prizëm ekumenizmi mund të kuptohet biles si lëvizje e re, që synon të afrojë me njëri-tjetrin konfesionet e ndryshme fetare.

Për të arritur afrimin dhe ribashkimin e besimtarëve në shekullin e 19-të u krijua Aleanca Ndërkombëtare Evangjeliste. Ky union i të krishterëve konservatorë përfaqëson sot sipas të dhënave të veta më shumë se 300 milionë besimtarë nga 121 vende. Më vonë, në vitin 1910, konferenca e misionit botëror në Edinburgh të Skocisë dha impulse vendimtare.

Lëvizja moderne ekumenike i vuri vetes tre qëllime kryesore: Angazhimin për unitetin e kishave, angazhimin për paqen dhe drejtësinë sociale, si dhe për ungjillizimin e njerëzimit. Pas 38 vjetësh dhe pas dy luftërash botërore u krijua këshilli ikumenik i kishave - këshilli botëror i kishave - me seli në Gjenevë. Në qendër të përpjekjeve të dekadave të fundit ka qenë procesi konsiliar i kishave për drejtësi, paqe dhe ruajtjen e krijesës. Aktualisht këshilli botëror kishtar përfshin rreth 350 kisha të reformuara, ortodokse dhe anglikane me afro 560 milionë të krishterë. Kisha katolike nuk është anëtare, por ka status vëzhguesi dhe merr pjesë në programe të caktuara. Që prej fillimit të këshillit të dytë të Vatikanit (1962-1965) ajo merr pjesë aktive në lëvizjen ekumenike. Përvec kësaj ajo zhvillon dialog konstruktiv me kishat ortodokse dhe ato të reformuara.

Një ngjarje e veçantë në ekumenizmin katoliko-protestant ka qenë deklarata e Vatikanit dhe e shoqatës botërore Luterane në vitin 1999 për të ashtuquajturën doktrinë e justifikimit. Të dy gjetën një emërues të përbashkët në çështjen teologjike, të raportit të njeriut me Zotin. Grindja për këtë çështje pati ndikim të madh në ndarjen e kishës në shekullin e 16-të.

Konfuzion dhe keqkuptim shkaktoi një vit më vonë dokumenti Dominus Iesus, i publikuar nga kryetari i atëhershëm i kongregacionit të besimit, Kardinali Joseph Ratzinger. Në të ngrihet kisha katolike si kishë e veçantë dhe kishave reformatore u mohohet të jenë kisha në "kuptimin e vertetë të fjalës", pra kisha me vlera të plota. Megjithë diskutimet e ashpra për vite me radhë Ratzinger, ndërkohë Papa Benedikt XVI, në vitin 2007 e konfirmoi edhe një herë këtë pikëpamje në një dokument të kongregacionit të besimit.

Një pikë kulmore e punës ekumenike në rang federal në Gjermani ka qenë dita e parë e kishës ekumenike në vitin 2003 në Berlin, e iniciuar nga shoqatat konfesionale të ditës kishtare të protestantëve gjermane dhe të komitetit qendror të katolikëve gjermanë.

Edhe dita e dytë ekumenike e kishës, që fillon tani u jep mundësi të krishterëve të informohen të shkëmbehen dhe të njihen me njëri tjetrin. Çështje të besimit dhe të kishës ndodhen në qendër, po ashtu si dhe çështjet politike, sociale dhe të situatës aktuale. Përvec kësaj i jepet një hapësirë e madhe dialogut ndërmjet feve.

Autor: Klaus Krämer/Ina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›